Historia E Shqiperis

HOME

Zbulimet e hershme teknike | Shtet Ilirë | Shteti i Epirit | Arti dhe Kultura. Paganizmi | HISTORIA E MESJETËS | Luftërat politike në Shqipëri | Shoqëria shqiptare në mesjetë
Luftėrat politike nė Shqipėri

Luftėrat politike nė Shqipėri nė shek.XII-XIII. Principata e Arbrit


1. Ekspansioni i shtetit serb tė Rashės nė viset veriore shqiptare
Nė periudhėn e kalimit nga shek. XII nė shek XIII pati njė ndryshim tė madh tė rrethanave politike brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Forcimi i pėrpjekjeve pėr shkėputje nga Bizanti, nga njėra anė, dhe rėnia e shpejtė e Perandorisė, nga ana tjetėr, favorizuan krijimin e shteteve tė reja nė Ballkan. Tė tilla qenė Mbretėria Serbe e Rashės, Mbretėria Bullgare, Principiata e Arbrit dhe Despotati i Artės (i Epirit). Shteti serb i Rashės u krijua aty nga fundi i shek.XII dhe fillimisht pėrfshiu krahinėn e Rashės, nė veri tė Novipazarit, qė ishte njėkohėsisht atdheu i parė i serbėve. Por nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek.XII, zhupani i madh serb Stefan Nemanja mundi t'i shtrinte kufijtė e shtetit tė tij nė drejtim tė jugut dhe tė jugperėndimit. Kronikat e vjetra serbe thonė se nė vitet e fundit tė shek.XII Nemanja arriti tė merrte pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Sipėrme (Dioklenė dhe Kosovėn). Po sipas kėtyre kronikave, serbėt shkretuan me atė rast qytetet e lulėzuara tė Ulqinit, tė Tivarit, tė Shkodrės, tė Drishtit dhe tė Danjės. Nė vendet e pushtuara, paria vendėse u shpronėsua, qytetet u ngarkuan me tribute tė rėnda. Nė Kosovė dhe nė Diokle kishat e manastiret u zunė nga pushtuesit qė dėbuan andej klerin vendės shqiptar dhe vunė klerikė sllavė. Shumė shpejt mbretėrit serbė e lanė Rashėn dhe e zhvendosėn rezidencėn e tyre nė qendrat e pasura tė posapushtuara. Mė 1250 edhe kisha serbe, tashmė autoqefale, e transferoi selinė e saj nga Ziēa nė Pejė. E mbėshtetur fuqimisht nga mbretėrit serbė, ajo iu vu punės pėr asimlimin fetaro-kulturor tė popullsisė shqiptare nėpėrmjet konvertimit (ndėrrimit) tė dhunshėm tė saj nė ortodoksinė serbe.

2. Principiata e Arbrit
Duke filluar nga shek.XI, burimet historike i japin njhė vend tė veēantė viseve shqiptare midis Drinit e SHkumbinit ,tė cilat quheshin Arabnon (Arbėr). Qė nė kohė kėtu ishin zhvilluar struktura politike autonome. Perandoria Bizantine, e ndohdur nė vėshtirėsi tė mėdha, ishte e shtrėnguar t'i njhte fisnikėrisė sė Arbrit tė drejta e privilegje gjithnjė mė tė mėdha. Mė 1166 burimet historike perėndim pėr herė tė parė njė dinjitar vendės me titullin prior Arbanensis (i pari i Arbrit). Nė fund tė shek.XII, nė Arbėr sundonte njė dinasti vendėse. Themeluesi i saj ishte Progoni (1190-1198). Sundimin e tij e trashėguan bijtė, nė fillim Gjini (1198-1208) e pas tij Dhimitri (1208-1216). Nėn drejtimin e kėtij tė fundit Principiata e Arbrit arriti kulmin e fuqisė sė saj. Dokumentet perėndimore tė kohės i atribuojnė atij titujt gjykatės (judex) e princi i arbėrve (princeps Arbanorum), kurse ato bizantine e quajnė arkond i madh (megas arhon). Martesa me Komenenėn, vajzė e mbretit serb Stefan Nemanja dhe mbesė e perandorit bizantin Aleksi III Engjėll, i solli Dhimitrit edhe titullin e lartė bizantin tė panhyperssebastit. Dhimitri kishte nė varėsi njė numėr krerėsh tė tjerė tė Arbrit qė ai i quante "njerėzit e mi" (homines mei). Ndėrmjet tyre pėrmendet edhe shtėpia e njohur e Jonimėve. Krushqia e lidhur me Nemanjėn nuk e mėnjanoi rrezikun e ekspansionit serb nė tokat e Principiatės sė Arnrit. Por, pas vitit 1204, rrezik mė imediat pėrbėnte Dukati venedikas i Durrėsit, njė ndėr formacionet latine qė u krijuan nė territoret e Perandorisė Bizantine pas Kryqėzatės IV. Pėr tė siguruar aleatė, Dhimitri nenshkroi mė 1209 njė traktat me Republikėn e Raguzės (Dubrovniku i sotėm). Po atė vit, Dhimitri i Arbrit filloi trataivat me papėn Inocenti III pėr konvertimin e tij, tė klerit, tė fisnikėve dhe tė popullit tė tij, nė ritin katolik. Hapi i principit Dhimitėr ishte njė veprim i shkathėt politik pėr t'u lidhur, nėpėrmjet Papatit, me botėn perėndimore dhe pėr tė siguruar aleatė kundėr Venedikut, qė nuk shihej me sy tė mirė nga fuitė e tjera tė Perėndimit pėrfshirė dhe Papatin. Konflikti i Dhimitrit tė Arbrit me Dukatin venedikas tė Durrėsit kaloi nė plan tė dytė, kur nė jug tė Shkumbinit filloi tė rritej rėndėsia e njė formacioni tė ri, tė lidnur pas Kryqėzatės IV e Despotatit tė Artės.

3. Despotati i Artės dhe Principiata e Arbrit
Pas rėnies sė Kostandinopojės nė duar tė latinėve, mė 1204, njė pinjoll i familjes perandorake bizantine, Mihali I Engjėlli krijoi nė trevat e themės sė dikurshme tė Nikopojės (Epir) njė formacion tė ri politik, Despotatin e Artės. Fillimisht ky formacion pėrfshinte treva e popullsi kryesisht shqiptare. Despoti, Mihali I Engjėlli, i zgjeroi zotėrimet e tij vazhdimisht nė veri. Mė 1210 ai kishte mbėrritur nė rrjedhėn e lumit Shkumbin. Pa pėrfilluar marrėveshjen e nėnshkruar atė vit me dukėn e Venedikut, Pietro Zian, despoti i Artės sulmoi mė 1213 Durrėsin dhe e pushtoi atė. Kėshtu mori fund Dukati venedikas i Durrėsit. Deri nė fund tė jetės sė tij (Mihali I u vra mė 1216 nė kėshtjellėn e Beratit), Despotati i Artės arriti njė shtrirje tė gjerė, nga Gjiri i Korintit, nė jug, e deri nė Durrės, nė veri. Vėllai i Mihalit I, Teodori, e ēoi mė pėrpara politikėn e pushtimeve. Ai e mbante veten pėr trashėgimtar tė ligjshėm tė frontit bizantin, tė uzurpuar nga latinėt. Nė kėtė kuadėr, mė 1217 ai i zuri pritė dhe shpartalloi perandorinė e porsaemėruar latin tė Kostandinopojės, Pier dė Kurtėne, qė kishte zbarkuar nė Durrės dhe po marshonte drejt kryeqytetit. Nė kėtė betejė, qė u zhvillua nė luginėn e Shkumbinit, ai u ndihmua nga forcat e Arbrit. Pas vdekjes sė Dhimitrit, mė 1216, nė Arbėr erdhi nė fuqi fisniku Grigor Kamona. Princi i ri i Arbrit, qė u martua me tė venė e Dhimitrit, u vu nėn ndikimin politik tė despotit tė Artės. Ndėrkohė, edhe kisha e Arbrit, pas hapave tė bėrė nė drejtim tė Papait nė kohėn e Dhimitrit, u rikthye nė traditėn ortodokse e u vui nė varėsi tė kryepeshkopit tė fuqishėm tė Ohrit, Dhimitėr Komantiani, qė ishte bashkėpunėtor i ngushtė i despotit tė Artės. Pas fitores nė Arbanon kundėr perandorit latin Pjer dė Kurtėne, despoti i Artės Teodor Engjėlli pushtoi njėrėn pas tjetrės kėshtjellat e Tesalisė e tė Maqedonisė. Mė 1224 ai u mori latinėve qytetin e Selanikut, ku u kurorėzua perandor. Teodori ishte shumė pranė qėllimit tė tij final, pushtimit tė Kostandinopojės dhe restaurimit tė Perandorisė Bizantine, kur mė 1230 forcat e tij u asgjėsuan nė Klokotnicė (Trakė) nga cari bullgar Ivani II Asen. Pas kėsaj Despotati i Artės, qė kishte pėrfshirė ndėrkohė popullsi sa shqiptare, aq edhe vllahe, sllave e greke, u shpėrbė dhe u rrudh nė shtrirjen historike tė tij nė Shqipėrinė e Poshtme. Viset midis Ohrit, Vlorės e Durrėsit pėr gati 10 vjet ranė nėn sundimin bullgar derisa despoti i ri i Artės, Mihali II Engjėlli, i ribashkoi ato me zotėrimet e tij (1241). Por mbajtja e tyre u bė e vėshtirė, pasi kėtej e tutje pėr ato filloi tė kishte pretendime edhe Perandoria e Nikesė, njė formacion bizantin i krijuar nė Azinė e Vogėl pas vitit 1204. Nė fillim tė viteve 50, nė vijim tė disa fushatave, fitimtare, perandori Jan Vatace i nikesė pushtoi territoret e Despotatit tė Artės. Mė 1252 ai mori krejt zonėn e Devollit e tė Kosturit. Princi Gulam i Arbrit, qė atij fronti, u bashkua me perandorinė Vatace. Por pasardhėsi i Vataces, Teodor Laskari, e trajtoi Arbrin si njė provincė tė nėnshtruar. Popollsisė iu ngarkuan taksa tė rėnda dhe vendi u privua nga autonomia politike qė, kur mė shumė e kur mė pak, e kishte gėzuar nė tė gjitha kohėrat. Nė Arbėr u vendos njė administratė ushtarake nėn komandėn e gjeneralit bizantin Kostandin Habaronit. Forcimi i kontrollit ushtarak dhe vendosja e taksave dhe e detyrimeve mbi popullsinė e Arbrit shkaktoi shpėrthimin e njė kryengritje tė fuqishme antibizantine qė u shtri edhe nė viset jugore shqiptare tė Despotatit tė Artės. Despoti Mihali II Engjėlli e shfrytėzoi kėtė rrethanė pėr tė kaluar nė kundėrsulm, duke i shkėputur rivalit tė tij tė Nikesė njė sėrė kėshtjellash nė Maqedoni. Por, nė betejėn finale nė Pelagoni (afėr Manastirit), trupat e despotit tė Artės u detyruan tė kapitullonin pėrballė forcave superiore tė perandorit tė ri tė Nikesė, Mihali VIII Paleologu, dhe tė linin nė duart e kėtij tė fundit pjesėn mė tė madhe tė territoreve tė Despotatit.

4. Mbretėria e Sicilisė dhe Shqipėria
Nė betejėn e pelagonisė, despotit Mihali II Engjėlli i erdhėn nė ndihmė dy dhėndėrat e tij, princi frėng i Akesė, Guljelmi II Villėharduen dhe sovrani gjerman i Mbretėrisė sė Sicilisė, Manfred Hohenshtaufen. Ky i fundit, qė nga ardhja e tij nė pushtet, mė 1254, zbatoi me vendosmėri politikėn e dikurshme lindore tė normanėve tė Sicilisė. Nė dimrin e vitit 1257, duke pėrfituar nga trazirat nė bregun tjetėr, ushtritė e tij zbarkuan dhe pushtuan kėshtjellat shqiptare tė Durrėsit, tė Spinaricės, tė Beratit dhe tė Kaninės. Despoti Mihali II Engjėlli u detyrua ta pranonte faktin e kryer. Madje, me qėllim qė ta tėrhiqte nė konfliktin e tij me Nikenė, ai i dha Manfredit vajzėn Helenė pėr grua dhe si pajė zotėrimit e Korfuzit, tė Himarės e tė Butrinit. Si mėkėmbės tė zotėrimeve tė tij tė reja nė Shqipėri, Manfredi caktoi komandantin e flotės sė tij, admiralin Filip Kinardi, qė u martua me njė grua fisnike nga Kanina. Pėr qeverisjen e trevės shumė tė rėndėsishme tė Arbrit, Manfredi krijoi njė ofiq tė ri, atė tė "kapitenit tė Arbrit", qė e kishte selinė nė Durrė. Kėtė detyrė tė rėndėsishme Manfredi ia besoi njė fisniku shqiptar nga dera e Vranajve, Andrea Vranės. I angazhuar me njė konflikt tė egėr kundėr Papait dhe pėrkrahėsve tė tij nė itali, mbreti i Sicilisė, u pėrpoq tė bėnte pėr vete fisnikėt shqiptarė, duke i tėrhequr nė qeverisjen e zotėrimeve tė tij. Vrasja e Manfredit nė betejėn e Beneventit, mė 1266, dhe kurorØzimi i ngadhėnjyesit, kontit frėng Karl Anzhu, si mbret i ri i Sicilisė, ngjalli shqetėsim tė madh nė zotėrimet shqiptare. Karli kishte famėn e njė sovrani mizor, ndaj pėrpjekjet e tij pėr t'i marrė pa luftė zotėrimet e pėrtej detit hasėn nė kundėrshtiminin e fisnikėve shqiptarė. Por shtimi i presionit bizantin dhe serbi bindi, mė 1272, krerėt e Arbrit, si dhe fisnikėt e qyteitt tė Durrėsit, qė tė binin nė ujdi me Karlin I Anzhu. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė afrim kisha katolike e Arbrit dhe e Durrėsit, qė u rreshtuan nė pozitat filo-anzhuine tė Papatit.Nė traktatin e nėnshkruar nė shkurt tė vitit 1272 ndėrmjet mbretit Karl dhe bujarėve shqiptarė vendosej krijimi i Mbretėrisė sė Arbrit (Regnum Albanie) nėn sovranitetin e Karlit I Anzhu, qė me kėtė rast u quajt mbret i Sicilisė dhe i Arbrit. mbreti anzhuin merrte pėrsipėr t'i mbronte bujarėt shqiptarė nga armiqtė dhe t'u garantonte atyre pronat, titujt, privilegjet qė u kishin dhėnė perandorėt e Bizantit, si dhe tė respektonte "zakonet e tyre tė mira", qė nėnkuptonte ruajtjen e formave tradicionale tė vetėqeverisjes. Pavarėsisht nga kėto premtime, anzhuinėt vendosėn nė zotėrimet shqiptare njė regjim tė rreptė pushtimi. Sundimi i tyre filloi me vendosjen e njė administrate ushtarake tė pėrfaqėsuar nga funksionarė francezė, ku elementi vendės u rrėnjanua krejtėsisht. Vendosja e anzhuinėve u shoqėrua gjithashtu nga shpronėsime tė shumta tė pronarėve vendės. Mjaft pinjollė tė familjeve Skurra, Muzaka, Blinishti etj. u dėrguan nė atė kohė si pengje ose robėr nė kėshtjellat anzhuine tė Barit, tė Tranit, tė Molfesė etj. Kjo politikė shtoi pakėnaqėsinė e vendėse. Si rrjedhojė shpėrthyen kryengritje tė hapura antianzhuine, tė cilat u nxitėn dhe u pėrkrahėn edhe nga perandori Mihali VIII Paleologu i Bizantit, qė u mundua ta shfrytėzonte situatėn pėr tė dėbuar anzhuinėt dhe pėr tė rivendosur kontrollin e tij nė tė gjithė Shqipėrinė. Nė pranverėn e vitit 1281 trupat anzhuine pėsuan njė disfatė tė rėndė nėn muret e kėshtjellės sė beratit. Brendas vitit 1285 anzhuinėt u detyruan tė braktisin tė gjitha kėshtjellat shqiptare, mė pėrjashtim tė Butrintit. Nė vendet e zbrazura prej tyre u rivendos pushteti bizantin.

Fuqizimi i principiatave shqiptare gjatė shek.XIV


1. Gjendja politike nė Shqipėri nė fillim tė shek.XIV

Pas fitores nė betejėn e Beratit mbi anzhuinėt (1281), perandori Mihali VIII Paleologu u pėrpoq t'ia kthente pėrsėri Perandorisė Bizantine tė gjtiha territoret qė kishte pasur para vitit 1204. Por bizantinėt mundėn tė mbanin vetėm viset midis Shkumbinit e Vjosės qė i organizuan si njė despotat me qendėr Beratin. Serbėt pėrfituan nga luftėrat e fundit anzhuine-bizantine dhe i pėrforcuan pozitat e tyre nė Shqipėrinė e Veriut. brenda vitit 1308 ata i shtynė kufijtė e tyre deri nė vijėn Mat-Ohėr. Nė fillim tė shek.XIV anzhuinėt e Napolit organizuan njė fushatė tė dytė nė Shqipėri. Por kėsaj radhe ata s'mundėn tė merrnin thjetėr territor, veē atij tė Durrėsit, qė e mbajtėn me ndonjė ndėrprerje deri nė vitet 60 tė shek.XIV dhe qė u vazhduan ta quanin "Mbretėri e Arbrit", megjithėse ai pėrfaqėsonte vetėm njė pjesė tė vogėl tė zotėrimeve tė tyre tė para nė Shqipėri. Si rrjedhojė, nė fillim tė shek.XIV, Shqipėria ishte nėn juridiksionin e mbretit tė Serbisė, tė mbretitanzhuin tė Napolit, tė perandorit bizantin e tė despotit tė Artės. Por burimet e kohės pohojnė se autoriteti i sovranėve tė huaj ishte nė mjaft zona formal. Historiani bizantin Kantakuzeni thotė se shqiptarėt e despotave tė Beratit, tė Artės tė Tesalisė ishin "tė pavarur" dhe "nuk pyesnin pėr perandorin". Karakteristikė nė kėtė fazė ėshtė se pushtetet e huaja mundoheshin t'i bėnin pėr vete krerėt shqiptarė, duke u dhėnė atyre liri e priviligje gjithnjė e mė tė mėdha. Nė traktatet e nėnshkruara, mė 1336, me despotin Gjon Muzaka e mė 1338 me kontin Tanush Topia, anzhuinėt e Napolit merrnin pėrsipėr njė sėrė detyrimesh ndaj bujarėve shqiptarė dhe kėrkonin prej tyre vetėm bindje formale. Kjo tregon qartė ndryshimin e raportit tė forcave ndėrmjet pushtetit tė huaj dhe strukturave vendėse. Nė vitet 20-30 tė shek.XIV nė gjithė gjerėsinė e trevve shqiptare shpėrthyen kryengritja qė drejtoheshin kundėr serbėve, anzhuinėve dhe bizantinėve. Ato qenė veēanėrisht tė fuqishme nė Despotatin e Beratit. Krerėt shqiptarė tė atjeshėm prishėn traktatet e lidhura me pushtetin bizantin dhe sulmuan qytetet e Vlorės e tė Beratit, si dhe garnizonet bizantine tė Skraparit, tė Kėlcyrės e tė Tomorit. Lėvizja pėrfshiu pėr pak kohė trevat e Ohrit, tė Devollit, ztė Kolonjės, tė Leskovikut si dhe popullsitė shqiptare tė Tesalisė. Perandori Androniku III Paleologu organizoi njė sėrė fushatash ndėshkimore, ndėr tė cilat mė e rėndėsishmjaqe ajo e vitit 1336, ku ushtritė bizantine, tė pėrforcuara me mercenarė turq, ripushtuan qendrat qytetare dhe i ndoqėn kryengritjen u vranė ose u dėbuan, kurse pasuria e tyre u konfiskua. Gjatė kėsaj fushata perandori Andronik III arriti tė ankesonte edhe Despotatin e Artės. Por pas disa vitesh, mė 1341, me vdekjen e Andronikut III, nė tė gjitha kėto vende shqiptarėt u ngritėn pėrsėri dhe e dėbuan administratėn bizantine. Kėshtu Shqipėria u shkėput pėrfundimisht nga Perandoria e Bizantit.

2. Shqipėria nėn Stefan Dushanin

Ndėrkohė, Mbretėria Serbe po arrinte kulmin e fuqisė sė saj dhe po pėrgaditej tė zėvendėsonte studimin e bizantinėve nė kėto treva. Brenda vitit 1346, serbėt zunė kėshtjellat e Ohrit, tė Kosturit, tė Beratit e tė Vlorės. Mė 1348 ata pėrfunduan pushtimin e Tesalisė dhe tė Shqipėrisė sė Poshtme. Stefan Dushani, pasi u kurorėzua perandor mė 1346, filloi ta quante veten "perandor tė vendeve bizantine, sllave e shqiptare". Ndonėse e ruajti strukturėn e vjetėr administrative tė territoreve tė pushtuara, Stefan Dushani bėri ndryshime pėrsa i pėrket pėrbėrjes sė klasės drejtuese. Nė krye tė administratės u vunė komandantė e tė afėrm tė carit serb. Kėshtu nė krye tė Despotatit tė Beratit u vu despoti Ivan Komnen Aseni, kunti i car Dushanit. Shqipėria e Poshtme iu la nė qeverisje Simeon Uroshit, kurse Tesalia iu la Qezar Prejlubit. Sa pėr zonėn e Arbrit (Arbanoni), aty s'ka shenja tė vendosjes sė njė administrate serbe. Nė vitin 1343 Stefan Dushani i rikonfirmoi qytetit tė Krujės, kryeqendrės sė Arbanotit, priviligjet e vjetra tė perandorėve bizantinė. Bashkė me Arbanonin, edhe Durrėsi mbeti jashtė zonės sė pushtimit serb. Zotėr tė qytetit vazhduan tė ishin anzhuinėt e Napolit. Vendosja e regjimit serbe nė tokat shqiptare e politike. Perandoria e Dushanit ishte njė shtet, ku popujt josllavė, nė radhė tė parė shqiptarėt, iu nėnshtruan shtypjes dhe diskriminimit tė egėr ekonomik shoqėror e fetar. Ky status robėrimi gjeti pasqyrimit e vet mė tė plotė nė dokumentin mė tė rėndėsishėm tė sė drejtės mesjetare serbe, nė "Kodin e Stefan Dushanit", i hartuar mė 1349. Pakėnaqėsia ndaj sundimit serb shpėrtheu shpeshherė nė revoltat e kryengritjet e hapura tė shqiptarėve. Qysh nė vitin e parė tė sundimit tė Stefan Dushanit, mė 1331, nė zonėn e Zetės, shpėrtheu njė kryengritje e fuqishme e drejtuar nga bujari Dhimitėr Suma. Aty nga viti 1355, shqiptarėt e Tesalisė u ngritėn kundėr qeveritarit serb, Qezar Preljubit, dhe e vranė atė. Po atė kohė, banorėt e Despotatit tė Beratit ngritėn krye kundėr despotit Ivan Asen. Si rrjedhjojė, Himara dhe Berati u shkėputėn nga sundimi i qeveritarit sllav, qė e zhvendosi qendrėn e tij nė Vlorė. Qėndresa e shqiptarėve kundėr pushtimit serb nė gjysmėn e parė tė shek. XIV gjeti pėrkrahjen e vendeve tė tjera evropiane, tė cilat ishin tė shqetėsuara nga fuqizimi i shtetit serb. Papėt e Romės protestuan vazhdimisht kundėr shtypjes dhe konvertimit tė dhunshėm tė katolikėve shqiptarė dhe kėrcenuan mbretėrit serbė me organizimin e kryqėzatave antiserbe. Qysh nė vitin 1319 njė numėr i madh bujarėsh shqiptarė, nga jonimėt e Zetės e deri te Muzakajt e Beratit, u pėrfshinė nė veprimet e koalicionit antiserb tė drejtuar nga papa Xhovani XXII, qė bashkoi edhe mbretin e Napolit, tė Hungarisė, si dhe banin e Kroacisė. Me kėtė rast krerėt shqiptarė, nė njė apel drejtuar papės, i shprehnin gatishmėrinė e tyre "pėr t'u hedhur nė kryengritje dhe pėr tė flakur tej zgjedhjen tiranike tė mbretit tė Rashės". Nė vitin 1332 kryepeshkopi i Tivarit, GuljelmAdfami, i shkruante dukės sė Burgonjės, Filipit VII Valua, se shqiptarėt ishin gati tė rrėmbenin armėt kundėr pushtuesve serbė. Sipas tij, me 15 000 kalorėsit qė mund t'i nxirrnin menjėherė nė fushėn e betejės, shqiptarėt e Zetės garantonin suksesin e ēdo kryqėzate antiserbe tė fuqive tė Evropės. Katėr vjet mė vonė, mė 1336, sihin vetė krerėt e Arbrit dhe qytetarėt e Durrėsit ata qė i bėnė thirrje mbretit Robert Anzhu tzė Napolit tė bashkohej me ta, pėr tė dėbuar nga trojet e tyre pushtuesit serbė. Vdekja e car Dushanit mė 1355 shėnoi edhe fundin e perandorisė sė tij. Fisnikėt shqiptarė iu vunė punės pėr tė rifituar zotėrimet e tyre e pėr tė krijuar principatat e veta tė pavarura. Ky proces i emancipimit politik tė klasės feudale shqiptare u realizua shpeshėherė nė luftė me mbeturinat e pushtetit serb dhe tė pushteteve tė tjera tė huaja, qė vazhdonin t'i konsideronin trevat shqiptare si domen tė tyre.

3. Principatat shqiptare tė Gjin Bua Shpatės dhe tė Gjon Zenebishit

Nė vitin 1357 bujarėt e Shqipėrisė sė Poshtme nga familjet Shpata, Zenebishi, Losha etj. e detyruan sundimtarin e atjeshėm serb, Simeon Uroshin, tė braktiste vendin dhe tė vendosej nė Tesali. Nė vitin 1358 ata shpartalluan edhe pėrpjekjen e Niqiforit II, pėrfaqėsuesit tė fundit tė dspotėve tė vjetėr bizantinė, pėr tė marrė pushtetin nė Shqipėrinė e Poshtme. Nė vendin e quajtur Akelos (afėr Artės), forcat e Niqiforit II u thysen nga shqiptarėt dhe ai mbeti i vrarė. Pas kėsaj, gjithė Shqipėria e Poshtme bashkė me Etolinė dhe Akarnaninė nė jug tė Gjirit tė Artės u nda ndėrmjet bujarėve shqiptarė. Zenebishajt, me qendėr nė Gjirokastėr, kishin Dropullin, Delvinėn e Ēamerinė. Pjetėr Losha u bė zot i tokave qė shtriheshin midis Pragės dhe Artės, qė ishte endra e vjetėr e Despotatit. Gjin Bua Shpata sundonte nė krejt Etolinė dhe Akarnaninė, deri nė gjirin e Korintit; qendra e tij nė Angjelokastėr. Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės, Gjin Bua Shpata mori edhe zotėrimet e tij dhe u vendos nė Artė, ku dsundoi me titullin e lartė tė despotit. Nė tė gjithė Shqipėrinė e Poshtme vetėm qyteti i Janinės nuk u pėrfshi nė zotėrimet e princėrve shqiptarė. Para largimit tė tij nga Shqipėria e Poshtme, Simeon Uroshi kishte lėnė kėtu si sundimtar despotin serb Thoma Preljuboviēin, djalė i qeveritarit serb tė Tesalisė, Preljubit, qė njė vit mė parė ishte vrarė nga shqiptarėt e atjeshėm. Banorėt shqiptarė tė Janinės dhe tė fshatrave pėrreth u tiranizuan aq keq prej despotit serb, saqė ky u pagėzua prej bashkėkohėsve me epitetin "vrasės i shqiptarėve". Princėrit Gjin Bua Shpata dhe Gjon Zenebishi, tė ndihmuar dhe Gjon Zenebeshi, tė ndihmuar dhe nga popullsia shqiptare brenda e jashtė Janinės, e sulmuan vazhdimisht qytetin, por s'mundėn ta merrnin. Thoma Preljuboviēi dhe arkondėt serbė e bizantinė tė Janinės gjetėn mbėshtetje si te komandantėt serbė e turq tė Tesalisė e tė Maqedonisė, ashtu edhe tek anzhuinėt e Napolit. Nė vitin 1386 Thoma Preljuboviēi u vra nga njeri i truuprojės sė tij. Pėr tė shmangur pėrfshirjes e Janinės nė zotėrimet e princėrve shqiptarė tė Shqipėrisė sė Poshtme, njerėzit e rrethit tė Preljuboviēit thirrėn si pasues tė tij kontin italian Ezau Buondelmonti Aēajuoli. Me ndihmėn e turqve dhe tė nipit tė tij Karl Tokos, kont i Qefalonisė, Ezau u pėrpoq tė siguronte pushtetin e tij nė Janinė dhe ta shtrinte atė jashtė saj. Por gjatė njė beteje nė Dhivėr (tė Sarandės), mė 1399, ushtria e Ezaut, e pėrbėrė kryesisht nga tė Janinės, u shpartallua nga forcat e Gjon Zenebishit. Me vdekjen e Gjin Bua Shpatės mė 1399, Despotati shqiptar i Artės u dobėsua vazhdimisht. Krahas armiqėsive tė vjetra me zotėrit e Janinės, pasardhėsi i Gjinit, Muriq Shpata, u ndesh me synimet e Venedikut e tė kontit Karl Toko tė Qefalonisė. Ndėrkohė u intensifikuan edhe inkrsionet e turqve tė thirrur shpeshėherė nga despoti Ezau i Janinės. Pas vdekjes sė despotit italian Ezaut tė Janinės, mė 1411, njerėzit e tij i ofruan qytetin tė nipit, Karl Tokos. Ndonėse sundimi i kontit tė Qefalonisė nė Janinė u pėrurua me disfatėn e rėndė qė forcat e Gjon Zenebishit i shkaktuan ushtrisė sė tij nė krane (afėr Finiqit) mė 1411, Karl Toko "herė me luftė e herė me dredhi", siē thotė njė dėshmi e kohės, arriti tė nėnshtronte krerėt shqiptarė tė viseve tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Poshtme. Mė 1416 ai i mori Artėn pėrfaqėsuesit tė fundit tė dinastisė sė Shpatajve, vėllait tė islamizuar tė Muriq Shpatės, Jakupit. Kėshtu mori fund sundimi i pinjollė tė saj emigruan nė Peloponez e mė tej nė Itali, ku u shquan si fisnikė e ludtėtarė tė zotė.

4. Karl Topia, "zot i gjithė vendit tė Arbrit"

Nga Shkumbimi e deri nė rrjedhjen e lumit Mat shtrihej Principiata e Topiajve. Pas vdekjes sė Dushanit, konti Karl Topia arriti tė bashkonte nėn sundimin e tij kėto territore qė i kishin pasur edhe paraardhėsit e tij, Tanushi dhe Andrea. Ndonėse formalisht ishte vasal i mbretit anzhuin tė Napolit, Karl Topia shkėputi ēdo lidhje feudale me tė. Nė vitin 1368 ai sulmoi dhe pushtoi qytetin e Durrėsit, pa pėrfillur protestat e anzhuinėve, tė Papatit e tė vetė Venedikut, qė i trembej gjithmonė daljes sė feudalėve shqiptarė nė det. Megjithėse pėrkohėsisht Karl Topia u detyruar ta linte pėrsėri Durrėsin nė duar tė anzhuinėve, nė mesin e viteve 70 ai zotėronte njė pjesė tė mirė tė brezit bregdetar, nga kepi i Rodonit nė veri, e deri nė derdhjen e Semaint nė jug, ku kishte mundur tė largonte zotėrit e mėparshėm, Muzakajt. Nė lindje zotėrimet e tij kufizoheshin me zotėrimet e Andrea Gropės, qė shtriheshin midis Dibrės e Ohrit. Vetė qyteti i Ohrit u pėrgfshi pėr pak kohė nėn sundimin e princit Topia. Nė kėtė mėnyrė Karl Topia arriti tė bashkonte pothuajse gjithė territoret e Arbrit tė vjetėr. Jo pa arsye ai quhej zot i gjithė vendit tė Arbrit (Albanotit) dhe e mbante veten si vazhdues tė traditės shtetėrore qė kishte nisur pikėrisht nė kėtė trevė qysh nė shek.XII me Principiatėn e Arbrit.

5. Balshajt dhe shteti i tyre

Ndėrtė gjitha principiatat feudale shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shek.XIV, ajo qė filloi tė merrte pėrmasat e njė formacioni mbarėshqiptar ishte Principiata e Balshajve. E krijuar fillimisht nė vitet 60 tė shek.XIV si njė zotėrim i vogėl e i parėndėsishėm feudal nėn drejtimin e vėllezėrve Strazimir, Gjergj e Balsha II, Principiata e Balshajve bashkoi territoret e dy Zetave, tė Sipėrme e tė Poshtme, nga Kotorri nė Lezhė. Pėrpjekja e vėllezėrve Balsha pėr tė pėrparuar drejt Matit dėshtoi nė njė betejė tė pasuksesshme tė zhvilluar nė vitin 1364 me princin e Arbrit Karl Topia, ku forcat e Gjergj Balshės u thyen dhe vetė ky u zu rob. Pas kėsaj, ndėrmjet dy familjeve princore shqitpare u vendos njė paqe qė zgjati plot 20 vjet dhe qė u pėrforcua nga martesa e Karl Topisė me Katerinėn e Balshajve.

Ndėrkaq, nepėrmjet njė amrtese tjetėr, asaj tė vėllait tė vogėl Balsha II me Komnenėn, vajzėn e despotit Andrea Muzaka tė Beratit, nė vitin 1369 Balshajt u bėnė zotėr tė Vlorės. Po atė vit, Balshajt kishin bėrė njė hap tjetėr tė rėndėsishėm, qė i forcoi pozitat e tyre tė brendshme dhe tė jashtme. Ata u konvertuan nė katolikė, duke krijuar njė lidhje mė tė ngushtė me shtetasit e tyre shqiptarė tė Shqipėrisė Cveriore, qė ishin tė vesimit katoli. Ky hap i afroi ata gjithashtu me Papatin dhe fuqitė e tjera katolike nė njė kohė kur pėrgatiteshin tė hynin nė luftė me sundimtarėt fqinjė sllavė, qė vazhdonin tė sundonin nė Kosovė e nė trevat shqiptare lindore. Sė bashku me Muzakajt, Gropajt e feudalė tė tjerė tė Shqipėrisė sė Jugut, tashmė vasalė tė tyre, Balshajt thyen mė 1370 mbretin serb Vukashin, qė u detyrua tė braktiste zonėn midis Korēės e Kosturit. Rreth njė vit mė vonė aleatėt morėn trashėgimtarit tė Vukashinit, Mark Krajleviēit, edhe qytetin e Kosturit, qė u la nė qeverisjen e vėllezėrve Teodor e Stoja Muzaka, kunetėr tė Balshės II. Po nė atė kohė, Balshajt, duke u nisur nga Zeta, pėrfshinė nė zotėrimet e tyre njė pjesė tė mirė tė kosovės (me Pejėn, Prizrenin, Kriva Rjekėn (Novobėrdė)) qė sithe deri atėherė domen i Vukashinit. Kėshtu, drejtėpėrdrejt ose nėpėrmjet vasalėve e aleatėve tė tyre tė shumtė nga familjet Jonima Zaharia, Dukagjini, Gurashi, Pastroviqi, Muzaka, Topia, Gropa etj., princėrit Balsha tė Zetės kontrollonin gjithė territorin me shtrirjen Tivar-Kriva Rjeka-Kostur-Vlorė. Por ndikimi i tyre shtrihej edhe mė nė jug, nė Shqipėrinė e Poshtme, nėpėrmjet lidhjeve familjare qė kishin krijuar me zotėtit e vendit.

Mė 1384 balsha II, i vetmi ndėr tre vėllezėrit Balsha qė kishte mbetur gjallėi mori Karl Topisė qytetin e Durrėsit, duke e shtuar titujve tė tij edhe atė tė dukės sė Durrėsit. Por vetėm njė vit mė vonė, mė 18 shtator 1385, trupat e tij u thyen keqas nė fushėn e Savrės (Lushnjė) nga njė ushtri turke e ardhur nga Maqedonia. Vetė Balsha II, sė bashku me mjaft fisnikė tė tjerė shqiptarė humbėn jetėn nė kėtė betejė.

.