Historia E Shqiperis

HOME

Zbulimet e hershme teknike | Shtet Ilirë | Shteti i Epirit | Arti dhe Kultura. Paganizmi | HISTORIA E MESJETËS | Luftërat politike në Shqipëri | Shoqëria shqiptare në mesjetë
Shoqėria shqiptare nė mesjetė

Shoqėria shqiptare nė mesjetė


1. Fshati shqiptar nė shek.XIII-XIV

Nė shek.XIII-XIV nė Shqipėri dalloheshin dy zona me zhvillim e me drejtim tė ndryshėm ekonomik: ultėsira bregdetare dhe fushat e brendshme pjellore, qė kishin arritur njė shkallė tė lartė tė zhvillimit tė feudalizmit dhe ku fshati i qėndrueshėm bujqėsor (villa, horion) pėrfaqėsonte tipin kryesor tė vendbanimit, si dhe zona malore, ku veprimtaria kryesore ishte blegtoria dhe punimi i tokės pėrbėnte njė veprimtari ndihmėse. Viset malore kishin qenė tradicionalisht vatra tė fshatarėsisė sė lirė. Megjithatė, nė shekujt XIII-XIV edhe kėtu vihet re dėpėrtimi i marrėdhėnieve feudale. Procesi i diferencimit shoqėror kishte nxjerrė nė krye tė tyre krerėt e vendit, nė duart e tė vilėve qenė grumbulluar bagėtitė dhe pjesa mė e madhe e tokave tė punueshme. Pushteti qendror u kishte dhėnė kėtyre krerėve edhe funksione tė pushtetit shtetėror, duke i njohur si pėrfaqėsues e ndėrmjetės tė tij nė marrėdhėniet me banorėt e viseve malore. Nė fillim tė shek. XIV, mjaft nga kėta krerė tė malėsive e kishin shtrirė pushtetin e tyre nga malėsitė, nė drejtim tė fushave rreth e rrotull. Kėshtu Skurajt e malėsisė sė Tiranės kishin zėnė, nga mesi i shek.XIII, njė pjesė tė fushės sė Tiranės, qė mori emrin "Skurie" pikėrisht prej tyre. Po ashtu Muzakajt e Oparit shfaqen nga fundi i atij shekulli edhe si zotėrues tokash nė fushėn e Korēės dhe nė ultėsirėn perėndimore, qė filloi tė quhej Muzakja (Muzeqe) qysh nga fundi i shek.XIV. Ndryshe nga malėsitė, nė zonat e ulėta fushore marrėdhėniet feudale u zhvilluan nė formėn e tyre klasike. Aty njiheshin dhe funksiononin tė gjitha institucionet feudale, si institucioni i pronės nė formėn e pronėsisė sė plotė (bashtinė) ose tė kushtėzuar (pronjė), institucioni i vasalitetit, i imunitetit etj. Nė shek.XIII-XIV kėto vise po shkonin drejt njėsimit tė formave tė pronės feudale. Prona feudale e kuzhtėzuar (pronja) u bė e trashėgueshme; ajo shitej e blihej dhe u ēlirua nga detyrimet ndaj kryezotit. Njė gjė e tillė ēoi nė fuqizimin ekonomik e politik tė klasės feudale, por e keqėsoi mė tej gjendjen e fshatarėve bujkrobėr, mbi tė cilėt feudali ushtronte tashmė njė pushtet absolut e tė pakontrolluar. Krahas detyrimeve nė natyrė e nė tė holla, bujqit duhej tė kryenin edhe punė angari pėr feudalin. Kjo ėsthė njė nga arsyet qė nė kėtė kohė vihet re njė lėvizshmėri e madhe e popullsisė fshatare qė braktiset fshatin e vet pėr t'u strehuar nė qytet ose nė zotėrimet e feudalėve tė tjerė. Qendrėn e vendbanimit fshatar e pėrbėnte vendbanimi i feudalit, qė zakonisht ishte njė kullė e fortifikuar, e ngritur nė njė vend nga ku mund tė zotėrohej territori. Ajo ishte e pajisur dhe me mjedise qėndrimi pėr tė afėrmit dhe pėr skortėn e feudalit, me magazina dhe me punishte tė ndryshme (kovaēanė, furrė etj.). Kasollet e bujqve ndodheshin tė shpėrndara nė territorin pėrreth kullės sė feudalit. Nė mjaft vende, pushteti feudal pėrfaqėsohej nga institucionet fetare, veēanėrisht nga manastiret. Manastiret e Deēanit, tė Arkanjellit, nė zonėn e Kosovės, manastiret e Shirgjit dhe tė Vraninės, nė zonėn e Shkodrės, peshkopatat e Durrėsit e tė Ohrit si dhe manastiret e Shėn Kollit e tė tjera, nė zonėn e Delvinės e tė Ēamėrisė, zotėronin fshatra tė tėra qė u ishin dhuruar atyre nė kohė tė ndryshme nga pushteti laik. Manastiri qe kthyer nė njė qendėr tė rėndėsishme ekonomike ku realizohej prodhimi bujqėsor dhe zejtar. Pėr mė tepėr, nė ditė festash aty organizoheshin panaire tė mėdha. Ashtu si vendbanimet e feudalėve laikė, mjaft manastire, duke u rrethuar me mure, u kthyen me kohė nė qendra tė fortifikuara. Rreth gjysmės sė dytė tė shek.XIV, pas tėrheqjes sė pushteteve tė huaja nga Shqipėria, feudalėt mė tė fuqishėm shqiptarė e zhvendosėn vendbanimin e tyre nė qytetet ku deri atėherė qe vendosur administrata e huaj. Kėshtu Shpatajt u vendosėn nė Artė, Zenebishajt nė Gjirokastėr, Muzakajt nė Berat, Topiajt nė Krujė e nė Durrės, Dukagjinėt nė Lezhė, Gropajt nė Ohėr, Zahirajt nė Danjė. Balashajt lėviznin nė Shkodėr, nė ulqin e nė Tivar. Shumė feudalė shqitparė ushtronin tė pavarur jo vetėm pushtetin ekonomik, por dhe atė politiko-administrativ madje dhe atė gjyqėsor.

2. Zhvillimi i qyteteve nė shek.XIII-XIV

Nė krahasim me periudhėn pararendėse, kur qyteti ishet thjesh njė seli e qeveritarit dhe e peshkopit, nga shek.XII qyteti u kthye nė njė qendėr tė rėndėsishme ekonomike e tregtare. Rritja e rolit ekonomik u shoqėrua me njė rritje tė konsiderueshme demografike tė tij me popullsi fshatare. Nė shek.XIII qyteti i Durrėsit arriti shifrėn nė 25 000 banorė. Numėr relativisht tė lartė nanorėsh kishin edhe Tivari, Drishti, Berati, Prizreni etj. Shtimi i popullsisė sė qytetit solli shtrirjen e tij jashtė mureve tė vjetėr, duke formuar kėshtu lagjet e jashtme (suburbia). Njė pjesė e mirė e popullsisė vazhdoi tė merrej me bujqėsi, duke kultivuar arat, vreshtat e ullishtat rreth e rrotull qytetit. Por ndėrkohė u rrit numri i atyre qė i kushtoheshin zejeve, pėrpunimit tė metaleve, tė leshit, tė lėkurėve, tė drurit, tė gurit etj. Punimi i metaleve tė ēmuara, artit dhe argjendit, kishte mjeshtėrit e vet nė tė gjitha qytetet shqiptare, si nė Prizren, nė Shkodėr, nė Durrės, nė Vlorė etj. Nė prodhimin zejtar filluan tė lindnin forma tė reja tė organizimit, siē qenė shoqatat e korporatat zejtare. Sipas shembullit tė qyteteve italiane e dalmatine, kėto qeheshin "shkolla" ose "vėllazėri" dhe mbanin emrin e njė shenjtori qė e konsideronin si padronin e tyre. Kėshtu nė Shkodėr pėrmenden mė 1416 vėllazėritė e Shėn Barbarės, tė Shėn mėrkurit e tė Kryqit tė Shenjtė. Kėto vėlalzėri ishin organizata qė nuk kishin vetėm karakter ekonomik, por edhe karakter fetar dhe humanitar. Njė faktor i rėndėsishėm ė tregtinė e brendshme ishin tregjet dhe panairet qė organizoheshin periodikisht nė qytete ose pranė manastireve tė mėdha. Intensifikimi i shkėmbimeve brenda dhe jashtė vendit bėri qė tė lindjte njė shtresė tregtarėsh profesionistė, qė organizonin grumbullimin me shumicė tė produkteve tė ndryshme dhe hedhjen e tyre nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme. Megjithatė, kjo veprimtari vazhdoi tė mbulohej nė njė pjesė tė mirė nga tregtarėt e huaj, kryesisht venedikas dhe raguzanė. Raguza dhe venediku kishin, qė nga shek.XIII, pėrfaqėsitė e etyre tregtare nė Durrės, nė Vlorė, nė Spinaricė etj. Njė rol tė madh nė intensifikimin e shkėmbimeve ndėrmjet krahinave shqiptare luajti rrjeti rrugor. Nė rrafshin horizontal kishin rėndėsi tė veēantė artetriet qė lidhnin portet bregdetare tė Kotorrit, tė Tivarit, tė Ulqinit, tė Lezhės, tė Durrėsit, tė Vlorės, tė Burtinit, tė Artės etj., me viset e begata tė Kosovės, tė Maqedonisė, tė Kosturit, tė Janinės etj. Gruri dhe kripa qenė ndėr produktet kryesore qė eksportoheshin nė Vendik, nė Raguzė, nė Ankonė e nė qytete tė tjera italiane. Nė shek.XIII, pėrveē qyteteve-porte tė njohura, lindėn njė sėrė tregjesh-skela qė u specializuan me tregtinė e kėtyre produkteve. Tė tilla ishin skela e Shirgjit nė breg tė Bunės, skela e Shėngjinit mė nė jug, skela e Shufadesė, e Vregut (nė derdhjen e Shkumbimit), e Pirgut (nė derdhjen e Semaint), e Spinaricės (nė derdhjen e Vjosės). Me tregtinė e drithit e tė kripės u morėn pak a shumė tė gnjitheØfeudalėt shqitparė, nga balshajt te Topiajt, Muzakajt e zenebishajt. Kjo tregti rriste fuqinė monetare tė tyre. Zhvillimi i vrullshėm ekonomik e bėri qytetin njė vend ku ndesheshin klasa e shtresa tė ndryshme shoqėrore. Masa e madhe e popullsisė qytetare pėrfaqėsohej nga vegjėlia, punėtorėt e punishteve, punėtorėt e krahut, detarėt, hamenjtė dhe masa e madhe e tė ikurve nga fshati, qė punonin si mėditėstė thjeshtė. Pronarėt e vegjėl e tė mesėm tė punishteve, tė anijeve, mjeshtėrit, muratorėt etj., bėnin pjesė nė klasėn e qytetarėve. Fisnikėria pėrfaqėsohej nga qytetarėt e pasur, pronarėt e mėdhenj tė punishteve, tė anijeve, nga tregtarėt e mėdhenj. Kėtu bėnin pjesė edhe pėrfaqėsues tė bujarisė sė tokės, qė gjithnjė e mė shumė vinin e vendoseshin nė qytet. Qytetet si Durrėsi, Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini zhvilluan me kohė forma tė vetėqeverisjes, qė ishin tipike pėr qytetet e pellgut italo-dalmatin (komuna). Element i rėndėsishėm i saj ishte mbledhja e pėrgjithshme e qytetarėve, nga ku dilte kėshilli i qytetit, qė nga ana e tij caktonte nėpunėsit e ndryshėm. Pėr sa kohė qė trevat shqiptare ishin nėn pushtimin e huaj, autoriteti mė i lartė nė qytet mbetej pėrfaqėsuesi (mėkėmbėsi) i kryezotit, qė, sipas rastit, quhej kont, kapiten ose qefali. Nė shek.XIV Durrėsi, Drishti, Tivari, Shkodra e ulqini kishin statutet e tyre. Kėto rregullonin marrėdhėniet e brendshme socialekonomike etė qytetit, marrėdhėniet mepushtetin e kryezotit dhe me qytetet e me fedalėt fqinjė. Nė qytetet Krujė, Kaninė, Janinė etj. Si dokument juridik i ngjashėm shėrbenin privilegjet, qė perandorėt bizantinė lėshonin herė pas here. Institucionet fetare luanin njeØrol tė rėndėsishėm nė jetėn e qyteteve duke u bėrė shpeshherė epiqendra e jetės jo vetėm shqiprtėrore, por edhe ekonomike e politike-administrative. Klerikėt, pėrveē funksioneve fetare, kryenin edhe detyre publke, si mėsues, noterė, kancelarė, ambasadorė. Madje nė qytetin e Drishtit klerikėt bėnin dhe roje nė muret e qytetit. Nė kohen e rėnies sė sundimit tė huaj (gjysma e dytė e shek.XIV) nė disa qytete tė veriut, si nė Drisht e nė Shas, peshkopi mori nė dotrė edhe pushtetin civil. Nė atė kohė disa qytete kishin njėsitė matėse, peshat e tyre dhe prisnin monedha. Monedha prenė qytetet e Ulqinit, tė Shkodrės, tė Tivarit dhe tė Shasit.

Emigrimet shqiptare nė mesjetė

Lėvizjet e popullsisė drejt vendeve tė tjera janė njė dukuri qė ndeshet gjatė gjithė mesjetės. Edhe shqiptarėt kanė lėvizur qysh nė shekujt e parė tė mesjetės. Njė valė e madhe shqitparėsh u zhvendos drejt jugut, nė Greqi e nė Peloponez, qysh nė kohėn e dyndjeve sllave (shek.VI-VII). Edhe nė shekujt XIV-XV, nė Shqipėri u krijuan kushte tė veēanta qė shkaktuan valė tė reja emigrimesh, tė cilat jlanė gjurmė tė thella si nė vendin e origjinės, asjtu dhe nė vendbanimet e reja. Valėt e emigracionit shqiptar tė shek.XIV-XV ndoqėn dy drejtime kryesore: atė verior, qė preku Raguzėn (Dubrovnikun) dhe qytetet e tjera tė Dalmacisė, Venedikun dhe bregdetin italian tė Adriatikut, sidomos provincėn italiane Marke. Kėtu mjaft emigranttė shqiptarė mundėn tė sistemoheshin dhe tė fitonin statusin e banorit tė pėrhershėm (habitator) dhe ndonjė syresh mundi tė fitonte edhe statusin e qytetarit me tė drejta tė plota (civis). Megjithatė, emigracioni shqiptar nė Dalmaci e nė qendrat italiane tė Adriatikut Verior nuk arriti tė krijonte ngulime kompakte masive, e pas 2-3 shekujve, bashkėsitė shqiptare tė atjeshme u tretėn nė popullsinė vendėse. Shtegtimet shqiptare nė krahun tjetėr, atė jugor, qenė shumė mė intensive se nė veri. Kėto shtegtime prekėn fillimisht viset e Greqisė. Prej kėndej, nga fudi i shek.XV, njė pjesė e tyre kaloi nė Sicili e nė Italinė e Jugut. Nė vitet 20-30 tė shek.XIV njė valė emigracioni shqiptar pėrfshiu Tesalinė Lindore. Ajo mori shkas nga shtypja e kryengritjeve shqiptare nė zonėn e Vlorės, tė Devollit e tė Tesalisė Veriperėndimore nga perandori bizantin Androniku III. Kalimin e shqiptarėve drejt jugut e ushqeu nė atė kohė edhe rritja e presionit tė shtetit serb nė trevat shqiptare. Si rezultat, viset e Tesalisė Lindore, nė jug tė rrjedhės sė Peneut, u kolonizuan dendur nga shqiptarėt. Mjaft shqiptarė u vendosėn nė ishullin e Eubesė si dhe nė krahinat e Beotisė, tė Atikės e tė Korintit. Valė shtegtarėsh qė vinin sa nga Tesalia, aq edhe nga Shqipėria e Poshtme, kaluan nė fillim tė shek.XV nė krahinat e Peloponezit. Vetėm nė vitin 1405, sipas njė dėshmie tė kohės, 10 mijė emigrantė shqiptarė, me familjet , pasuritė e bagėtitė e tyre, me leje tė despotit Teodor Paleologu u sistemuan nė krahinėn e Akesė. Kėtė valė e pasuan nė vitet e mėvonshme flukse tė tjera qė vinin nga Atika, Nga Beotia, nga Tesalia ose drejtėpėrdrejt nga trevat shqiptare tė kėrcėnuara nga invazioni osman. Aty nga mesi i shek.XV, krahina tė tėra tė Tesalisė, tė Atikės, tė Beotisė e sidomos tė Peloponezit (Moresė), ishin tė banuara nė mėnyrė intensive nga popullsia shqiptare. Nė njė defter osman tė vitit 1458, ku ėshtė regjistruar popullsia e Peloponezit Qendror, ndėr 198 fshatrat e regjistruara, 155 cilėsoheshin shprehimisht si fshatra shqiptare. Njė tjetėr regjistėr i vitit 1461 veēon si shqiptare 16, ndėr 20 vendbanimet qė kishte zona e Korintit. Shumė shqiptarė nga Peloponezi u hodhėn nė ishujt e afėrt tė Egjeut, nė Salaminė (Kultur), Hidėr, Poros, Sdpecia etj. Shqiptarėt u vendosėn nė toka tė brakisura e tė lėna djerrė. "Shqiptarėt, -shkruan njė autor i shek.XV, -u vendosėn nė zona tė shkreta; ata i shpyllėzuan ato dhe i bėnė tė banueshme. Shumė vende tė egra, qė deri atėherė kishin qenė strehė banditėsh, u pastruan dhe dora e kėtyre bujqve me pėrvojė i mbolli dhe i kultivoi ato".

.