Historia E Shqiperis

HOME

Zbulimet e hershme teknike | Shtet Ilirë | Shteti i Epirit | Arti dhe Kultura. Paganizmi | HISTORIA E MESJETËS | Luftërat politike në Shqipëri | Shoqëria shqiptare në mesjetë
Arti dhe Kultura. Paganizmi

Shtetet Ilire
Arti dhe Kultura. Paganizmi


1. Arti ilir nė prehistori

Gjatė periudhės sė prehistoris, ilirėt kishin tėzhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike tė objekteve qė ata pėrdornin. Arti figurativ ka qenė pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qėllim estetik (zbukurues) dhe botėkuptimor. Ai shėrbente pėr hijeshimin e objekteve tė pėrdorimit praktik dhe pėr zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanė kuptim botėkuptimor, sepse janė tė lidhura me kultet e kohės. Motivet gjeometrike qė zbukuronin qeramikėn punoheshin me tekniken e gėrvishjes dhe tė mbushjes sė figurave me ngjyrė tė bardhė. Nė disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikės. Figurat gjeometrike mė tė pėlqyeshme kanė qenė trekėndėshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe mė rrallė rrethi. Trekėndėshi dhe rombi janė tė lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer pėrfaqėsojnė diellin. Parimet estetike tė zbatimit tė artit dekorativ ilir janė simetria dhe harmonia e kompozimit tė motive, pėrshtatja e kompozimit me formėn e objektit dhe hijeshimi i pjesėve mė tė dukshme tė sendeve. Ky art shquhet pėr saktėsinė e zbatimit tė motiveve, qė, sė bashku me parimet e tij bazė, i kanė dhėnė artit deokrativ ilir njė bukuri tė veēantė, shumė tė pėlqyeshme edhe pėr artėdashėsit e kohėve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht nė punimin me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve e mė rrallė tė njerėzve, tė cilėt kishin me kultet fetare.

2. Arti ilir nė periudhėn qytetare
Nė periudhėn qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua nė njė drejtim tė ri mė tė lartė, me teknikė bashkėkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerėzish me veshje ilire tek ilirėt. Modelet mė tė mira tė kėsaj skulpture janė zbuluar nė trevat e fiseve ilire tė amanetėve, bylinėve, taulantėve, japodėve e liburnėve. Pėrhapje tė gjerė mori nė tė gjithė Ilirinė arti i punimit tė terrakotave prej balte (figurina tė vogla, tė punuara kryesisht me kallėpe), tė cilat paraqesin zakonisht kultet e kohės. Kėto terrakota shpeshherė i gjejmė tė punuara me frymėzim vendės. Edhe arti dekorativ mori njė zhvillim tė ri, ndonėse u pėrdor mė rrallė. Ai u shtri kryesisht nė artizanatin ilir. Shfaqjet mė tė arrira i gjejmė nė punimin e enėve prej balte ose prej bronzi dhe nė pafat metalike tė brezit. Nė shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enė kozmetike tė zbukuruara nė reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet mė tė njohura janė pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcės sė Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftėrash, figura shpendėsh e kafshėsh, po kėshtu edhe paftat e Gostilit (nė Malin e Zi) nė veri tė liqenit tė Shkodrės. Arti dekorativ zbatohet nė kėtė kohė edhe nė arkitekturė, sidomos nė varret monumentale.

3. Kultura e ilirėve
Kultura e ilirėve karakterizohet pėr lashtėsinė e traditave tė saj dhe pėr veēoritė etnike qė ka. Ajo arriti lulėzimin e parė tė saj gjatė shek. VIII-V p.K., kur njė sėrė objektesh morėn forma tė pėrkthyera, tipike ilire, me njė art dekorativ tė formuar, qė e dallon atė nga popujt fqinjė. Kjo kulturė u formua nė sajė tė marrėdhėnieve ekonomike e politike ndėrkrahinore ilire, nė kushtet e fuqizimit tė artizanatit vendės dhe tė kėmbimeve tregtare e kulturore me popujt fqinjė. Nė bazėn e kulturės ilire qėndron niveli i lartė i punimit tė qeramikės dhe veēanėrisht i punimit tė objekteve prej argjendi e prej ari, veēanėrisht nė Dardani. Ilirėt pėrdornin forma tė ndryshme enėsh tryeze, enė pėr mbajtjen e ruajtjen e ushqimeve dhe enė rituale. Karakteristike pėr ilirėt janė enėt me dy vegla tė ngritura lart mbi buzė, qė pėrdoreshin pėr tė pirė. Objektet metalike mė tė shumta ishin ato qė pėrdorėshin pėr veshjen dhe zbukurimin e trupit, tė punuara prej hekuri, bronzi, argjendi e mė rrallė prej ari. Me shumicė punoheshin armėt e sulmit e tė mbrojtjes, kryesisht prej hekuri. Ndėr to ka forma qė janė tipike ilire, siē janė hanxhari me kurriz tė pėrkulur dhe pėrkrenarja ilire. Po kėshtu tė ndryshme janė edhe veglat e punės prej hekuri. Gjatė shek. V-II p.K. kultura ilire arriti njė nivel tė ri lulėzimi, me zhvillimin e kulturės qytetare. Karakteristikė dhe meritė e ilirėve ėshtė se ata nuk qėndruan tė izoluar vetėm me kulturėn e tyre tradicionale, por ditėn tė huazonin ēdo gjė pėrparimtare, bashkėkohore, si nė ekonomi, nė organizimin politik, ahtu edhe nė fushėn kulturore. Zhvillimi i kulturės qytetare u shoqėrua me pėrhapjen e ndikimit helen nė Iliri, ashtu si nė tė gjithė Mesdheun. Njė sėre qendrash prehistorike u kthyen nė qytete dhe pėrkrah tyre lindėn shumė qytete tė reja. Kėto qytete ishin tė rrethuara me mure tė fuqishme mbrojtėse, tė pajisura me porta e kulla tė shumta. Arkitektura qytetare ilire u ngrit sipas shembullit tė qyteteve bashkėkohore tė Greqisė, qė nė ate kohė u pėrhap nė gjithė pellgun e Mesdheut. Banesat njė-e dykatėshe ishin tė ngritura me gur tė punuar, me panimetri tė njėjtė me banesat helene. Qytetet u pajisėn me teatro, tempuj, stadiume e gjimnate. Vetėm teatri i Bylisit, i ngritur nė shek.III p.K., zinte 9000 shikues. Pjesė e jetės sė kulturuar ishin edhe shėtitoret e portikėt ku njerėzit, veēanėrisht aristrokraciam, duke shėtitur, zhvillonin biseda shoqėrore, filozofike e politike. Nė kėto vende, gjatė shėtitjes, jepeshin edhe mėsime. Monumente tė kėtilla kulturore janė zbuluar nė gėrmimet erkeologjike nė Bylis e nė Nikaja tė Fierit si dhe nė Dimal (nė rrethin e Beratit). Nė Bylis, pranė teatrit ishte ndėrtuar stadiumi, gjimnazi dhe shėtitorja. Njė teatėr ėshtė zbuluar nė Nikaja, kurse nė Amantie (Plloēa e Vlorės) ėshtė zbuluar njė stadium. Krahas teatrit, muzikės dhe gjimnastikės, u zhvillua edhe letėrsia. Edhe pse nuk kemi tzė trashėguara vepra tė kėtilla, kjo nėnkuptohet nga vetė niveli kulturor i qyteteve ilire. Siē mėsojmė nga historiani grek Plutarku, Pirroja i Epirit shkroi libra pėr artin ushtarak. Rritja e tregtisė me qendrat helene bėri qė tė pėrlqeheshin objektet e prodhuara prej atyre, dhe kjo e detyroi artizanatin ilir t'u pėrshtatej kėrkesave tė tregut dhe tė prodhonte kryesisht objekte me forma helene. Megjithatė, traditat ilire nė artizanat u ruajtėn nė shumė krahina ilire, sidomos nė punishet dardane. Pėrhapje tė gjerė mori gjuha greke, e cila pėrdorej si gjuhė tregtare dhe zyrtare. Megjithėse ilirėt, ashtu si shumė popuj tė tjerė evropianė, nuk kanė lėnė tė shkruar gjuhėn e tyre, gjuha ilire mbeti e gjallė. Pėr kėtė dėshmojnė mbishkrimet e zbuluara, tė cilat japin rreth 1000 fjalė ilire, tė shkruara me alfabetin grek ose latin. Kėto fjalė paraqesin emra ilirė tė njerėzve, tė fiseve, tė perėndive, tė lumenjve, tė qyteteve etj. Gjuha ilire ėshtė gjuhė indo- evropiane dhe ka elemente tė pėrbashkėta me trakishten. Si degė e ilirishtes njihet mesapishtja e shkruar e Italisė sė Jugut. Nga kjo gjuhė janė ruajtur400 mbishkrime tė shkruara me njė alfabet tė veēantė. Pėr njė jetė tė kulturuar tė ilirėve dėshmojnė edhe shkrimtarėt e jashtėm grekė, sipas tė cilėve ilirėt bėnin njė jetė shumė tė hijshme, e donin jetėn shoqėrore dhe ishin shumė tė drejtė e mikpritės.

Paganizmi
Paganizmi ėshtė besimi nė shumė perėndi. Ėshtė forma mė e lashtė e besimit qė kishin njerėzit. Njė pėrhapje tė gjerė tek ilirėt pati kulti i Diellit, qė simbolizohej nė formėn e rrethit, tė kryqit tė thyer, tė spirales etj. Kultin e Diellit e ruajtėn edhe banorėt e Apolonisė. Mjaft i pėrhapur ka qenė edhe kulti i gjarprit. Atė e konsideronin mbrojtės tė luftėtarėve dhe mbrojtės tė tė vdekurve; kurse nė mitologjinė e lashtė, gjarpri lidhet edhe me emrin e ilirėve. Nėn ndikimin grek, nė besimet ilire u futėn edhe kultet e perėndive greke, si Zeusi, perėndia e gjithėsisė, Poseidoni, zot i deteve, Armisi, perėndia e blegtorisė etj.

Iliria nėn Perandorinė Romake


1. Politika e pushtuesve romakė nė Iliri
Nė vitin 167 p.K. pas pushtimit tė Shkodrės, senati romak shpalli se ilirėt do tė ishin tė lirė, se ata qė u bashkuan me romakėt nė luftėn kundėr Gentit do tė pėrjashtoheshin nga taksat, kurse tė tjerėt do tė paguanin gjysmėn e taksave. Pas kėsaj romakėt e ndanė Ilirinė nė disa njėsi administrative. Tokat ilire nė veri tė lumir Mat deri nė Danub u pėrfshinė nė Provincėn e Ilirikut, kurse tokat nė jug tė Matit u pėrfshhinė deri nė Provincėn e Maqedonisė. Nė shek.IV pasuan ndarje tė tjera. Iliria e Jugut u nda nė 4 provinca: Prevali (me qendėr Shkodrėn), Dardania (me qendėr Shkupin), Epiri i Ri (me qendėr Durrėsin) dhe Epiri i Vjetėr (me qendėr Nikopojėn). Liria e premtuar nga romakėt nuk ishte tjetėr veēse fillimi i nėnshtrimit tė plotė ushtarak tė Ilirisė. Ndarjet administrative qė u bėnė dhe njė sėrė masash tė tjera ekonomike e politike dėshmojnė see romakėt qė nė fillim u pėrpoqėn me ēdo mėnyrė tė pengonin ribashkimin e tokave ilire. Ilirėve nuk u lejohej tė mbanin flotė detare ose tė ndėrtonin anije. Ashtu si nė Maqedoninė e pushtuar, edhe nė Iliri asnjėrit nuk i lejohej tė tregonte ose tė martohej pėrtej krahinės ku jetonte. Mbledhjet popullore mund tė bėheshin vetėm brenda ēdo krahine. Shtypja dhe shfytėzimi romak erdhi duke u shtuar. Njė pjesė e banorėve u shpėrngulėn nga trojet e tyre. Shumė banorė u kthyen nė skllevėr. Taksat erdhėn duke u rritur.

2. Kryengritjet ilire
Pesha e rėndė e pushtimit dhe e shfrytėzimit bėri qė ilirėt tė ngriteshin herė pas here nė kryengritje, tė cilat u shtypėn mizorisht nga romakėt. Nė vitin 50. p.K., ngritėn pirustėt, dalmatėt dhe mė vonė parthinėt. Por kryengritja mė e fuqishme ilire ėshtė ajo qė shpėrtheu nė vitin 6 e qė vazhdoi vjet. Nė kryengritje morėn pjesė panonėt, dalmatėt, pirustėt, desidiatėt e shumė fise tė tjera. Kryengritėsit krijuan njė ushtri tė madhe e pėrbėrė prej 200 000 kėmbėsorėsh e 9000 kalorėsish. Drejtimi i pėrgjithshėm iu ngarkua dy udhėheqėsve, Batos dhe Pinit. Komandantėt e kryengritjes ishin shumė tė guximshėm e tė stėrvitur mjaft mirė. Zemėrimi i kryengritėsve u drejtua veēanėrisht kundėr ushtarėve, tregtarėve dhe qytarėve romakė qė ishin vendosur nė Iliri, njė pjesė e madhe e tė cilėve u vranė. Kjo ngjalli tmerr te romakėt. Perandori shpalli nė senatin romak se, po tė mos merreshin masa tė shpejta, pėr 10 ditė armiku do tė hynte brenda nė Romė. Nė dy vjetėt e parė kryengritėsit e ruajtėn pėrparėsinė ushtarake mbi romakėt, por mė pas fiset panone u pėrēanė. Batoja i tradhtoi kryengritėsit prandaj ata e kapėn dhe e vranė. Pini, udhėheqėsi tjetėr i kryengritėsve, u dorėzua te romakėt. Kryengritjen e vazhduan dalmatėt, desidiatėt dhe pirustėt. Kryengritėsit treguan shkathtėsi e vendosmėri tė veēantė. Nė raste rrethimi, pėr tė mos u dorėzuar, ilirėt udhėheqėshin me rrėnjė e barishte, kurse gratė e qyteteve Metul e Arduba, qė tė mos u dorėzoheshin romakėve pushtues, u hodhėn nė zjarr bashkė me fėmijėt e tyre ose u mbytėn nė lumė. Lufta qė bėnė romakėt pėr tė shuar kėtė kryengritje tė madhe u quajt atė kohė si lufta mė e tmerrshme qė bėnė romakėt jashtė iItalisė. Pas shtypjes sė kryengritjes, nė vitin 9 qendresa ilire mori forma tė reja. Pėrhapje tė madhe nė tokat e pushtuara ilire mori lėvizja e kaēakėve, tė cilėt sulmonin tregtarėt dhe ushtrinė romake. Janė shumė tė njohur nė histori kaēakėt dardanė e dalmatė, tė cilėt u shtuan nė njė numėr tepėr tė madh.

3. Ndryshimet nė jetėn qytetare

Amfiteatri i Durrėsit
Tė gjitha kėto luftėra nė Iliri u shoqėruan me shkatėrrime tė mėdha dhe rėnie ekonomike. Gjendja u keqėsua edhe mė shumė nga masat kufizuese qė morėn romakėt. Nė tėrė shtrirjen e ilirėve u pakėsua shumė numri i qyteteve. Disa u shkatėrruan, tė tjera u kthyen nė fshatra ose nė qendra garnizohesh ushtarake. Jeta qytetare u kufizua nė njė numėr tė pakėt qytetesh. Qytetet qė u ruajtėn morėn organizim social.politik romak dhe mbėshteteshin nė rritjen e shfrytėzimit skllavopronar. Ato qytete qė morėn statusin e kolonisė, si Shkodra, Dyrrahu, Bylisi, Butrinti et., patėn njė hov tė ri zhvillimi. Ngritje patėn edhe municipet, qytete tė vogla me pavarėsi tė kufizuar, si Ulpiana afėr Prishtinės. Pėr shkak tė interesave tregtare e ushtarake romake, njė shtrirje tė madhe mori rrjeti rrugor. Shumė e njohur nė botėn antike u bė Via (rruga) Egnatia, e cila lishte Dyrrahun e Apoloninė me Kostandinopojėn. Nė qytet morėn njė lulėzim tė ri skulptura, mozaikėt, ndėrtimi i godinave zyrtare dhe i atyre argėtuese. Nė Apoloni u ngritėn odeoni, biblioteka dhe selia e kėshillit tė qytetit. Durrėsi, me zhvillimin qė mori, u quajt taverna e Adriatikut. Aty u ngrit edhe amfiteatri, ku bėheshin pėrleshje tė gladiatorėve. Ndėrtime tė reja u bėnė nė Butrint, nė Shkup etj. Nė fshat gjendja u keqėsua pa masė. Tokat mė tė mira u shpronėsuan dhe iu dhanė nė pronėsi kolonėve dhe veteranėve romakė, tė cilėt krijuan latifundet. Gjatė periudhės romakė u ndie ndikimi i artit e i kulturės romake si dhe i gjuhės Latine. Nė shek.III-IV nė Perandorinė Romake shpėrtheu kriza social- ekonomike e politike dhe nė vitin 95 Perandoria u nda nė dy pjesė, nė Lindore e nė Perėndimore. Qė nė periudhėn e krizės ekonomike romake, nė trevat ilire filloi njė ripėrtėritje e traditave etnike ilire nė qytete e nė fshatra. Efektet romanizuese tė pushtimit nuk arritėn tė shuanin traditat etnike vendėse, meqenėse ilirėt kishin njė nivel tė lartė kulturor dhe luftėrat e vazhdueshme kundėr pushtuesve e forcuan edhe mė shumė ruajtjen e traditave vendėse nė gjuhė e nė kulturė. Krijimi i bashkėsive tė lira fshatare ilire qė nė shek.III-IV, i dha nė njė hov tė ri ripėrsėritjes sė trashėgimisė kulturore. Pas dhėnies sė qytetarisė romake tė gjithė banorėve tė lirė tė Perandorisė romake (viti 212), ilirėt filluan tė luanin rol tė rėndėsishėm nė ekonomi, nė administratė e nė ushtri, aq sa disa komandantė ilirė u shpallėn perandorė tė tė gjithė shtetit romak. Gjatė shek.III-IV njihen si perandorė romakė me prejardhje ilire Kaludi II, Aureliani, Deci. Ndėr perandorėt romakė mė tė mėdhenj ilirė janė Diokleciani dhe Konstandini i Madh.



.