Historia E Shqiperis

HOME

Zbulimet e hershme teknike | Shtet Ilirë | Shteti i Epirit | Arti dhe Kultura. Paganizmi | HISTORIA E MESJETËS | Luftërat politike në Shqipëri | Shoqëria shqiptare në mesjetë
Zbulimet e hershme teknike

Zbulimet e hershme teknike
Ndėr shpikjet mė tė rėndėsishme tė epokės sė paleolitit ėshtė zbulimi i zjrrit, i cili i ndihmoi shume banorėt e lashtė pėr tė pėrmirėsuar ushqimin dhe pėr t'u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit me anėn e zjarrit solli ndryshime cilėsore nė organet tretėse tė njeriut. Ndryshimet nė ekonomi dhe nė organizimin shoqėror tė epokės sė neolitit ndikuan pėr zbulime tė tjera teknike, tė mėdha pėr lashtėsinė. Njerėzit mėsuan tė punonin enėt prej balte, tė cilat shpeshherė i zbukuronin me njė shije tė vėrtetė artistike, mėsuan tė thirrnin dhe thurnin pėlhura qė i pėrdornin pėr veshje, shtroje e mbulesė, filluan tė ndėrtonin kasollet e para qė kishin dysheme tė shtruara me argjil dhe ishin tė rrethuara me thupra e kallama tė lyera me baltė nga jashtė pėr t'u mbrojtur nga era e tė ftohtėt. Nė epokėn neolitike, veglat e punės, veēanėrisht ato prej stralli, u pėrsosėn shumė, nė krahasim me epokėn e mėparshme. U shpikėn vegla tė reja pune. Pėr buarjen e drithit u shpikėn gurėt e blojės, pėr punimin e tokės filloi tė pėrdorejk shatii i pėrgaditur prej brirėve tė drerit. Me kėta brirė bėnin edhe ēekanė. Gjuetia e pshkut u rrit dhe u pėrmirėsua me krijimin e rrjetave dhe tė grepave pėr zėnien e tij. Po kėshtu u pėrgaditėn edhe mjete tė reja pėr gjuetinė e kafshėve tė egra. Ekonomia nė epokėn neolitike u gjallėrua mė tej me zbutjen e kafshėve tė egr e kthimin e tyre nė kafshė shtėpiake. Ndonėse primitive, gjuetia i ndihmoi njerėzit e kėsaj epoke tė zbutnin delen, dhinė, kalin, qenin. Tė gjitha kėto arritje forcuan lidhjet e grupeve gjinore tė njerėzve primitivė, pėrmirėsuan lidhjet me grupet e banorėve tė tjerė dhe nsitėn marrdhėniet e kėmbimit nė mes tyre, deri edhe nė krahina tė largėta. Nė epokėn pasardhėse, nė atė eneolitike (tė bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit (p.K.) u bėnė nryshime tė reja. Ukrijua ndarja e ekonomisė blegtorale nga ajo bujqėsore. Disa grupe banorėsh merreshin kryesisht me kujqėsi dhe grupe tė tjera merreshin me blegtori. Blegtorėt qenė mė shumė banorė endacakė. Kėta filluan tė popullonin pėrsėri shpellat. U krijuan vendbanime tė reja edhe nė qendra tė hapura malore. Buzė lumenjeve u krijuan vendbanime tė tipiut palafit, ku dyshemetė e shtėpive viheshin mbi trarė tė ngulur nė fundin e lumit. Popullimi i krahinave u rrit edhe mė shumė. Risi teknike e madhe e kėsaj kohe ishte fillimi i punimit tė veglave tė punės prej bakri. SHoqėria njerėzore hyri kėshtu nė njė epokė tė re, nė atė tė punimit tė metaleve. Po kėshtu toka filloi tė punohet me parmendė, duke pėrdorur kafshėt tėrheqėse,kalin dhe qetė. Ekonomia blegtore i dha pėrparėsi punės sė burrave. Filloi tė dobėsohej sistemi matriarkal dhe rolin e drejtimit nė ekonomi dhe nė grupet shoqėrore filluan ta merrnin burrat. Lindi kėshtu nė epokėn eneolitike sistemi patriarkal, i cili u forcua mė shumė nė epokėn e bronzit (2100-1100 p.K.) dhe nė atė tė hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.).

Pellazgėt
Epoka eneolitike karakterzohet edhe nga ndryshime demografike. Nė mesin e mijėvjeēarit tė tretė p.K. dhe nė fillimet e mijėvjeēarit tė dytė p.K. erdhėn nga stepat e Lindjes grupe tė reja popullatash blegtore. Kėto u pėrzien me banorėt vendės dhe kėshtu u krijua bashkėsia e re kulturore e popullatės indioevropiane nė tė gjithė Gadishullin e Ballkanit. Kjo popullsi mendohet tė jetė popullsia e lashtė pellazge, pėr tė cilėn kanė shkruar shumė autorė tė vjetėr si Homeri, Herodoti, Tukididi etj. Pellazgėt njihen si banorėt mė tė lashtė parailirė e paragrekė, qė jetonin nė Gadishullin e Ballkanit e nė pellgun e Rgjeut. Nė fillimet e shfaqjes sė tyre, pellazgėt kishin organizim shoqėror matriarkal. Pėr karakterin etnik tė tyre janė dhėnė mendime tė ndryshme, ndonjėherė dhe kontradiktore. Qė nė shek. XVII, veēanėrisht nė periudhėn e Rilindjes Shqiptare, tė studiuesit shqiptarė dhe tė huaj zotėroi teoria e lidhjes sė pellazgjishtes me shqipen. Pėrkrahės i flaktė i kėsaj teorie ka qenė gjuhėtari austriak Han (Hahn). Studiues tė tjerė e kundėrshtojnė kėtė. Gjatė epokės sė bronzit filoi procesi i diferencimit etnik tė popullatave tė Ballkanit Perėndimor. Herodoti, historiani i lashtė grek i shek. V.p.K., jep disa tė dhėna pėr pellazgėt qė vazhdonin tė jetonin nė Greqi. Sipas tij, gjuha e pėllazgėve ishte e ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqėsi e detari. Ishin edhe mjeshtėr tė mirė ndėrtimi. Pellazgėt ngritėn murin qė rrethonte Akropolin e Athinės dhe pėr kėtė athinasit u dhanė atyre si shpėrblim disa toka nė Atikė, tė cilat, edhe pse ishin tė pavlefshme, ata i kthyen nė toka tė mira bujqėsore.

.