Historia E Shqiperis

HOME

Zbulimet e hershme teknike | Shtet Ilirë | Shteti i Epirit | Arti dhe Kultura. Paganizmi | HISTORIA E MESJETËS | Luftërat politike në Shqipëri | Shoqëria shqiptare në mesjetë
HISTORIA E MESJETĖS

KREU III
HISTORIA E MESJETĖS
SHQIPĖRIA NĖ PERANDORINĖ BIZANTINE (Shek.IV-XiV).
PRINCIPATAT SHQIPTARE
Shqipėria nė shekujt e parė tė mesjetės


1. Shqipėria- provincė e Bizantit
Nė vitin 95, Perandoria Romake u nda nė dy pjesė tė veēanta e tė pavarura nga njėra-tjetra: Perandoria Romake e Perėndimit, me kryeqytet Romėn, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siē quhet ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kėsaj tė fundit u bė Kostandinopoja, e quajtur pėr nder tė perandorit tė Konstandin i Madh, themelues i saj mė 330. Provincat e Ilirikut, ndėr tė cilat Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, iu bashkangjitėn Perandorisė Bozante, nė suazėn e sė cilės qėndruan pėr gati 10 shekuj. Pozita gjeografike nė kufi me Italinė e rriti sė tepėrmi rolin e kėtyre trevave nė kuadrin e Perandorisė Bozante. Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi ndėrmjet Lindjes e Perėndimit. Njė rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme dhe e rrjetit rrugor qė fillonte nga brigjet lindore tė Adriatikut e tė Jonit dhe shtrihej nė thellėsi tė gadishullit, duke lidhur me bregdetin qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishi, Shkupi, Ohri, Kosturi, Selaniku, e vetė Kostandinopoja. Ashtu si nė shekujt e mėparshėm, Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor tė komunikimit ndėrmjet provincave tė Perandorisė nė rrafshin horizontal. Me zotėrimin e kėsaj rruge lidhen njė sėrė betejash tė mėdha ushtarake qė u zhvilluan nė truallin shqiptar nė shekujt e mesjetės: Durrėsi, "metropoli i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit nė krahun perėndimor tė tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale pėr pajisjen e ushtrisė dhe tė flotės perandorake. Megjithėse u dėmtua nga tėrmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimėkėmb e u pasurua me ndėrtesa tė reja publike e private. Nė Durrės u zhvillua njė shtresė e fuqishme e aristrokracisė civile, ushtarake e kishtare, qė luajti rol tė rėndėsishėm nė jetėn e qytetit e mė gjerė. Nė vitin 491njė pėrfaqėsues i saj arriti tė bėhej perandor i Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bėri mjaft ndėrtime nė qytetin e tij tė lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe muret e fuqishme rrethuese qė mund tė shihen ende sot dhe qė e bėnė Durrėsin tė papushtueshėm nė tallazet e shekujve. Pėrveē Durrėsit, njė numėr qytetesh e kėshtjellash u trashėguan nga periudha antike, si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia, Butrinti, Adrianopoja (pranė Gjirokastrės) etj. U krijuan edhe qytete tė reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por nė kushtet e reja historike, qė u karakterizuan pėrgjithėsisht nga kriza e jetės qytetare, njė pjesė e kėtyre qyteteve u rudhėn nė funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kėshtjella ushtarake ose si qendra kishtare, kurse kėshtjella tė tjera, si Onhesmi, Skampini, Amantia nuk pėrmenden mė pas shekullit VI.

2. Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri
Ndėr dukuritė mė tė rėndėsishme qė shoqėruan kalimin nė mesjetė ishte pėrhapja e krishterimit, qė u bė fe zyrtare nė kohėn e perandorit Kostandin (fillimi shek.IV). Krishterimi hodhi rrėnjė nė trevat e Ilirisė qysh nė shekujt e parė tė erės sonė. Si kudo, edhe kėtu vatra tė krishterimit u bėnė qendrat qytetare, ku u ngritėn bashkėsitė e para fetrare dhe vendet e kultit tė ri kristian. Me pėrsosjen e organizimit kishtar, nė qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, qė e shtrinin juridiksionin e tyre nė gjithė krahinėn (dioqezėn). Peshkopatat u ngritėn nė qytetet mė tė mėdha e mė tė vjetra, si nė Lezhė, nė Bylis, nė Apoloni, nė Amantia, nė Aulona (Vlorė), nė Butrint, nė Adrianopojė, nė Finiq, nė Onhesėm, nė Nikopojė etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitė, tė vendosura nė qendrat e provincave. Nė trevat shqiptare, nė shekujt IV-IX funksiononin metropolitė e SHkodrės (Prevali), e Shkupit (Dardani), e Durrėsit (Epiri i Ri), e Nikopojės (Epiri i Vjetėr). Kėto metropoli kishin pėrkatėsisht , 3, 5, 8 e 9 peshkopata varėse (sufragane). Peshkopėt e provincvave mblidheshin periodikisht, nėn kryesinė e metropolitit, nė sinodet provinciale, ku diskutohej dhe vendosej pėr ēėshtje qė kishin tė bėnin me besimin dhe me klerin lokal. Kursse metropolitėt dhe krerėt e peshkopatave mė tė rėndėsishme shqiptare merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku diskutoheshin prebleme qė kishin tė bėnin me dogmėn e krishtere nė pėrgjithėsi dhe me hierarkinė e lartė kishtare. Kėshtu, nė koncilin e Efesit, mė 41, mori pjesė dhe metropoliti i Durrėsit, Eukariti, i shoqėruar nga varėsit e tij, peshkopėt e Apolonisė e tė Bylisit, si dhe metropoliti i SHkodrės. Ndonėse politikisht trevat shqiptare bėnin pjesė nė Perandorinė e Lindjes, nga pikėpamja kishtare ato u vunė nėn autoritetin e papės sė Romės. Pėr t'i forcuar lidhjet e tijh me kishėn e kėtyre vendeve, papa caktoi njė vikar (mėmkėmbės) tė pėrgjithshėm me qendėr nė Selanik, qė kishte pėr detyrė tė shuguronte peshkopėt e Ilirikut, tė kryesonte sinodet e provincave dhe tė zgjidhte grindjet kishtare, pėrveē rasteve tė rėnda, qė ishin nė kompetencė tė Romės. Nė shek.V u shtuan pėrpjekjet e Patrikanės sė Kostandinopojės pėr t'i shkėputur peshkopatat e Ilirikut Lindor nga Roma e pėr t'i futur nėn varėsinė e vet. Por kėto pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshimin e papės dhe tė vetė peshkopėve vendės, tė cilėt e shquan pėr besnikėri ndaj Romės, veēanėrisht peshkopėt e Dardanisė. Perandori Justinian (527-565) me origjinė ilire, e njohu pushtetin e papės mbi kishėn e Ilirikut. Krahas Selanikut, ai ngriti njė vikariat tė dytė nė Shkup, afėr fshatit tė tij tė lindjes, Tauresium, qė e quajti Justiniana Prima. Kisha e Dardanisė dhe e Prevalit u vu nė varėsi tė kėtij tė fundit, ndėrkohė qė peshkopatat e Epirit tė Ri e tė Epirit tė Vjetėr vazhduan tė vareshin nga vikariati i Selanikut. Tė dy vikariatėt, i Shkupit dhe i Selanikut, mbetėn nėn autoritetin e papės sė Romės. Por gjendja ndryshoi krejtėsisht nė kohėn kur nė Bizant shpėrtheu e ashtuquajtura "lufta kundėr ikonave" (ikonoklastia) mė 70. Nė kėtė rast, peshkopėt e Ilirikut iu kundėrvunė politikės zyrtare bizante. Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytėzoi kėtė rrethanė pėr ta shkėputur kishėn e Ilirikut nga Roma e pėr ta lidhur atė me Patrikanėn e Kostandinopojės (72). Megjithatė, mjaft peshkopė shqiptarė vazhduan edhe paskėtaj t'i mbanin lidhjet me Romėn. Periudha e hershme e krishterimit nė Shqipėri, pėrveēėsee nga dokumentet historike, dėshmohet edhe nga njė numėr i konsiderueshėm monumentesh kulti. Shprehja mė e arrirė e tyre janė bazilikat, mbeturina tė tė cilave shihen ende sot nė Skampė (Elbasan), Amantie, Ballsh, Mesaplik (Vlorė), Arapaj (Durrės). Pėr t'u veēuatr ėshtė bazikika e Butrinit, qė ruhet nė gjendje mjaft tė mirė. Kisha mė tė vogla paleokristiane janė zbuluar nė Tiranė, Lin (Pogradec), Paleokastėr (pranė Gjirokastrės), Jermė, Bylis etj. Ndėr dėshmitė mė me vlerė tė arkitekturės dhe tė artit paleokristian nė Shqipėri ėshtė Baptisteri i Butrinit. Ai renditet ndėr realizimet mė tė shquara nė fushėn e baptisterėve me planimetri qendrore. Salla e pagėzimit ka planimetri rrethore. Dy rrathė koncentrikė me 16 kolona e ndajnė sallėn nė tri unaza, nė qendėr tė tė cilave ndodhet vaska e pagėzimit. Kolonat janė marrė nga ndėrtesa antike. Nė Baptisterin e Butrinit si dhe nė pjesėn mė tė madhe tė bazilikave dhe tė kishave paleokristiane tė zbuluara nė vendin tonė ka gjetur zbatim tė gjerė teknika e mozaikut. Me tė janė zbukuruar sipėrfaqe tė tėra, lryesisht, dyshemetė. Nė kėta mozaikė mbizotėrojnė motivet zoomorfe, floreale dhe gjeometrike, karakteristikė e artit dhe e simbolikės kristiane.

3. Shqipėria nė kohėn e dyndjes sė popujve dhe tė vendosjes sė sllavėve nė Ballkan
Kalimi nga antiketi nė mesjetė u karakterizua nga ndryshime e pėrmbysje tė mėdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike nė botėn e vjetėr. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu shmangėn goditjeve tė popujve "barbarė", qė kapėrcenin kufirin e Danubit e depėrtonin nė thellėsi tė jugut. Gotė, hunė, antė, herulė, gepidė, avarė, e mė nė fund edhe sllavė shkelėn gjatė shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollėn kudo shkatėrrim e pasiguri. Perandorėt bizantė u pėrpoqėn t'i frenonoim sulmet barbare duke ngritur sisteme tė fortifikuara nė viset e rrezikuara. Perandori Justinian (527-565) ndėrtoi dhe rindėrtoi pėr kėtė qėllim 167 kėshtjella nė provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veēanėrisht ato avarosllave u intensifikuan sė tepėrmi. Duke ardhur nga veriu, sllavėt shpėrthyen nė Maqedoni, Trakė, Tesali, Atikė e Peloponez. Sulme tė izoluara sllave u bėnė edhe nė provincat ilire tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Si pasojė e tyre, njė numėr qyteetsh tė vjetra pėrfshirė edhe Durrėsin, u dėmtuan rėndė. Qyteti i Lezhės u mor nga sllavėt rreth vitit 590 dhe u mbajt prej tyre pėr disa vjet. Dyndjet sllave u shoqėruan me njė dukuri tė re, me atė tė kolonizmit sllav, qė njohu kulmin e vet gjatė sundimit tė perandorit HerakØØel (610-649). Perandoria Bizante u detyrua tė lejonte ngulitjen e masave sllave nė vise tė ndryshme tė Ballkanit. Pėr rrjedhojė, nė fillimet e shek. VII, mjaft treva si Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pėsuan ndryshime tė mėdha nė strukturėn e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pėsoi rrudhje tė ndjeshme. Masa sllave u vendosėn nė viset e Ilirisė Veriore, kurse nė provincat ilire tė Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr pati infiltrime grupesh tė vogla sllave, qė me kohė u tėrhoqėn pėrsėri ose u asimiluan. Sidoqoftė, burimet historike dhe gjetjet arkelogjike e pėrjashtojnė kolonizimin sllav tė kėtyre katėr provincave qė pėrfaqėsojnė hapėrsirėn etnike tė shqiptarėve gjatė mesjetės e deri nė kohėt e reja. nė Preval, i cili nė kohėt e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetė, nė Dardani (Kosovė), nė Maqedoninė e sotme Perėndimore, nė Epirin e Ri (Arbanon) e nė Epirin e Vjetėr (Shqipėria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare pėrbėnte njė masė kompakte dhe homogjene. Por ishuj tė popullsisė sė vjetėr ilire vazhduan tė mbijetonin deri nė fund tė mesjetės edhe pėrtej kėsaj shtrirjeje, nė viset e Raguzės (Dubrovnikut), deri thellė nė Bosnjė e Hercegovinė, ose nė brezin Maqedoni-Tesali, nė kufi me Epirin. Deri nė fund tė periudhės osmane kėtu dėshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar ka qenė nė jug tė Gjirit tė Artės, nė Etoli dhe nė Akarnani, ku edhe sot hasen gjurmė tė toponimisė sė vjetėr Shqiptare.

4. Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve
Nė tė gjithė kėtė shtrirje gjeografike tė pėrfaqėsuar nga provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, qė njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarėve, mbi bazėn e elementit tė vjetėr ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike tė formimit tė popullit shqiptar. Bazuar nė lidhjet gjenetike tė shqipes me ilirishten si dhe me marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur nė pėrfundimin se folėsit e hershėm tė asaj gjuhe, arbrit, kanė populluar njė trevė qė ishte nė kontakt me tė tria kėto grupe gjuhėsore dhe qė, pėr rrjedhojė, pėrputhet me trevėn ku ata banojnė ende sot. Ky pėrfundim mbėshtetet edhe nga tė dhėnat e arkeologjisė. Kultura e hershme materiale e shqiptarėve (arbėrve), e njohur pėrgjithėsisht me emrin "kultura e Komanit", sipas emrit tė fshatit, ku u gjetėn mė 1898 gjurmėt e saj flet qartė pėr vazhdimin e traditave ilire dhe pėr marrėdhėnie tė pandėrprera me kulturėn romane-bizante tė epokės sė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė. Gjurmė tė kulturės arbėrore tė Komanit janė gjetur sė fundi edhe nė rrethet e Lezhės, tė Krujės, tė Tiranės, tė Mirditės, tė Pukės, tė Matit, tė Kukėsit, tė Ohrit etj. Sė fundi, vetė emri i shqiptarėve tė hershėm, i arbėrve (lat. Albani, greq. Arbanoi) e ka origjinėn te fisi ilir me tė njėjtin emėr, qė Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon nė viset midis Durrėsit e Dibrės. Po kėshtu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton se banorėt e kėsaj treve me rėndėsi tė veēantė gjeostrategjike vazhdonin tė quheshin arbėr (arbanoi) edhe nė kohėn e tij. Ky emėr u pėrgjithėsua edhe pėr popullsinė shqiptare tė trevave tė tjera qė mė parpara emėrtohej sipas emrave tė krahinave ose tė qyteteve. Burimet historike tregojnė se viset shqiptare gjatė mesjetės shtriheshin nga Gryka e Kotorrit nė veri, deri nė Gjirin e Artės, nė jug. Tė gjitha ato treva nė atė kohė pėrfshiheshin nėn emėrtimin Arbėria (Albania).

5. Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare.
Shqipėria dhe Mbretėria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave nė ballkan, Shqipėria, ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizante, i humbi lidhjet tokėsore me Perandorinė. Nė kėto kushte, nė qytete ose jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes, qė pėrfaqėsoheshin nga fisnikėt e qyteteve (arkondėt) dhe nga bujaria e fshatit. Por nga fillimi i shek.IX, situata politike nė Perandorinė Bizantine ndryshoi. E ēliruar nga presioni i arabėve nė Lindje, ajo i drejtoi sytė nga provincat e saj perėndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e Shqipėria, qė qenė bėrė objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke. Pėr kėtė arsye, duke filluar nga ajo kohė, Perandoria Bizantine e forcoi praninė e saj nė kėto provinca nėpėrmjet riorganizimit tė tyre administrativ dhe krijimit tė provincave ushtarake, themave. Trevat shqiptare u pėrfshinė nė themat e Durrėsit (shtrirja Tivar-Vlorė) tė Nikopojės, qė mbėrrinte deri nė Gjirin e Korintit, e tė Selanikut, qė pėrfshinte edhe viset lindore shqiptare (tė Madeqonisė sė sotme Perėndimore) dhe atė tė Kosovės. Mė vonė kėtu u krijua njė themė e re, ajo e Shkupit. Nė krye tė themės qėndronte njė funksionar i lartė bizantin, strategu, i veshur njėherėsh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themės sė Durrėsit dhe ai i Nikopojės quheshin edhe dukė. Nėn urdhrat e tyre ishte njė aparat i tėrė nėpunėsish ushtarake e civilė qė shėrbenin nė qendėr e nė bazė. Organizimi i ri i themave synonte tė konsildonte forcėn ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė ushtrie tė rekrutuar nė vend, nga radhėt e stratiotėve (bujqve-ushtarė) qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendėse nė ushtrinė e themės sė Durrėsit bėri qė shumė fisnikė shqiptarė tė ngjitnin shkallėt e karrierės ushtarake dhe tė arrinin poste tė larta, deri nė atė tė strategut. Regjimi i themave nė Shqipėri nėnkuptonte marrėdhėnie tė caktuara tė pushtetit qendror bizantin me forcat dhe me strukturt vendėse. Shqiptarėt do tė jepnin ndihmesė ushtarake pėr tė mbrojtur, nė emėr tė perandorisė, nė radhė tė parė trevat e tyre. Nė tė njėjten kohė ata liroheshin nga detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkės perandorake dhe ē'ėshtė mė kryesorja, fitonin njė shkallė tė lartė autonomie politike. Megjithėse qėllimi kryesor pėr tė cilin u ngritėn themat e Perėndimit ishte frenimi i ekspansionit tė shtetit bullgar, ky i fundit, nga gjysma e shek.IX e sidomos nėn sundimin e car Simeonit (893-927), ankesoi dora-dorės territore tė Tesalisė, tė themės sė Nikopojės dhe tė themės sė Durrėsit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014) qė i dha Mbretėrisė Bullgare shtrirjen e saj mė tė gjerė. Aty nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrėsit. Pastaj ai vuri nėn kontroll edhe krahinėn e Dioklesė. Princi i saj Gjon Vladimiri pranoi tė njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provė basnikėrie u martua me Kosarėn, vajzėn e Samuelit. Me ardhjen nė fron tė perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi nė sulm nė tė gjtiha frontet. Mė 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori njė sėrė premtimesh, ia dorėzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po atė kohė Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenė. Mė 1018 mbeturinat e fundit tė forcave bullgare, tė komanduara nga djemtė e Samuelit (cari bullgar ndėrkohė kishte vdekur), pėsuan afėr Beratit disfatėn pėrfudimtare nė luftė bizantinėt. Kjo ngjarje shėnoi rivendosjen e pushtetit nė trevat shqiptare.
Shqipėria nė shek.XI-XII

Zhvillimi i marrėdhėnieve feudale. Fisnikėt shqiptarė
Kapėrcimi i mijėvjeēarit tė parė u karakterizua nga ndryshime tė thella nė strukturat ekonomike e sociale tė shoqėrisė shqiptare. Si rezultat i njė procesi qė vazhdonte prej kohėsh, nė shek.XI ishte krijuar njė klasė pronarėsh tė mėdhenj (dinatėt), qė pėrbėhej nga pjesėtarė tė aristrokacisė civile dhe tė klerit. Ndėrkohė, nė krahun tjetėr qe shtuar masa e pronarėve tė vegjėl dhe e bujqėve ushtarė (stratiotė), qė pėr njėren ose pėr tjetrėn arsye i humbnin pronat e tyre dhe detyroheshin tė vendoseshin nė pronat e dinatėve e ti punonin ato si qiramarrės (mortites) ose si punėtorė me mėditje (mistotes). Procesi i fedualizmit u pėrshpejtua sė tepėrmi me zbatimin e institucionit tė pronjės nga shteti bizantin. Pronja pėrfaqėsonte njė numėr tė caktuar ekonomish fshatare qė perandori bizantin me anė tė njė diplome tė posaēme (krysobullė) ia jepte njė personi pėr pėrdorim.Zotėruesi i pronjės kishte tė drejtė tė mbante pėr vete njė pjesė tė detyrimeve qė bujqit e pronjės sė tij mė pėrpara ia dotėzonin shtetit. Nga ana e tij, pronjari ishte i detyruar qė, pėr sa kohė mbante pronjėn, tė kryente bashkė me trupėn e tij shėrbim ushtarak pėr perandorin. Nė Shqipėri, format e para tė pronjės dėshmohen qė nė fillimet e shek.XI. Dokumente tė tjera tė mėvonshme vėrtetojnė se marrėdhėniet feudale kishin pėrparuar nė zonat bujqėsore tė vendit, nė fushėn bregdetare perėndimore si dhe nė krahinėn e Devollit, nė atė tė Dibrės, tė Kosovės etj. Kėtu pėrmenden gjithnjė e mė shpesh bujarė nga familjet Skurra, Arianiti, Muzaka, Vrana etj., qė ngjitėnshkallėt mė tė larta tė karrierės ushtarake nė provincė e nė qendėr. Kėshtu, aty nga viti 1001 patrici David Arianiti ishte caktuar strateg i Selanikut. Njė i afėrm i tij, Kostandin Arianiti, me titullin magistėr, rreth vitit 1050 kryente detyrėn e komandantit tė provincave perėndimore, kurse durrsaku Gjon Vrana, mė 1185, ishte dukė i themės sė Durrėsit. Njė bujar nga Muzakajt e Oparit aty nga viti 1080 bėnte pjesė nė rrethin e komandantėve mė tė besuar tė perandorit bizantin Aleski I Komnen. Perandorėt bizantinė u dhanė bujarėve shqiptarė pronja, privilgje, si edhe tituj nga mė tė lakmueshmit. Ndonjė familje shqiptare, si p.sh., jo e princėrve tė Arbirit, nė shek.XIII, e Skurrajve, e Topijave dhe e Shpatajve tė Epirit, nė shek.XIII-XV, arritėn tė krijonin edh lidhje familjare me dinastitė perandorike bizantine si dhe me dinastitė perėndimore. Zhvillimi i marrėdhėnieve feudale u shoqėrua edhe me tronditje tė mėdha sociale. Gjatė gjithė shek.XI shqiptarėt morėn pjesė nė njė varg kryengritjesh qė drejtoheshin kundėr politikės fiskale tė shtetit bizantin. Herė-herė kėto lėvizje merrnin karakter tė hapur politik. Kėshtu, mė 1043 shqiptarėt u bashkuan me kryengritjen e strategut bizantin tė Sicilisė, Gjergj Maniakut.

2. Normanėt dhe kryqėzatat nė Shqipėri
Nė gjysmėn e dytė tė shek.XI pozita e jashtme e Shqipėrisė pėsoi njė ndryshim tė madh nė varėsi me ngjarjet qė po zhvilloheshin nė Perėndim, posaēėrisht nė Itali. Nė vitin 1071, nėn goditjen e nomanėve, Perandoria Bizantine u detyrua tė braktiste pėrgjithmonė zotėrimet e saj nė Sicili e nė Italinė e Jugut. Nėn drejtimin e prijėsit tė tyre Robert Guiskardit, normanėt krijuan aty njė mbretėri tė fortė qė zbatoi menjėherė politikėn e pushtimeve nė Lindje. Shqipėria, qė pėrbėnte kufirin perėndimor tė Perandorisė Bizantine, merrte pėr normanėt e Sicilisė funksionin e njė kryeure ekspansionin e tyre nė Ballkanin bizantin. Nė pranverėn e vitit 1081 ushtritė normane, tė komanduara nga Robert Guiskardi dhe djali i tij Boemundi, zbarkuan nė bregdetin shqiptar dhe pushtuan njėrėn pas tjetrės Vlorėn, Kaninėn, Orikumin, Bylisin e Butrintin. Prej kėndej, normanėt iu drejtuan Durrėsit dhe e rrethuan atė nga toka dhe nga deti. Nė tetor tė atij viti mbėrriti nė Shqipėri vetė perandori bizantin Aleksi I Komnen, i cili i sulmoi forcat normane nė njė vend tė hapur afėr Durrėsit. Bizantinėt pėsuan njė disfatė tė rėndė. Perandori ALeks Komneni, sė bashku me dukėn e Durrėsit e me mbeturinat e ushtrisė sė tij, u tėrhoq nė drejtim tė Ohrit, ndėrkohė qė mbrojtja e ushtrisė sė tij, u tėrhoq nė drejtim tė Ohrit, ndėrkohė qė mbrojtja e Durrėsit iu besua komandantit shqiptar tė Arbanonit (treva midis Durrėsit, Dibrės e Ohrit). Por, nė shkurt tė vitit 1082, qyteti ra nė dorė tė normanėve, si rezultat i tradhtisė sė kolonėve venecianė qė ndodheshin nė qytet. Paskėtaj ushtritė normane u lėshuan nė drejtim tė lindjes, por sa mė shumė pėrparonin nė thellėsi tė vendit, aq mė tepėr dobėsohej forca e tyre goditėse dhe aq mė shumė fuqizohej qėndresa e ushtrive bizantine tė ndihmuara nga popullsia vendėse. Kėshtu, nė vitin 1084, Robert Guiskardi ishte i detyruar tė tėrhiqte trupat e tij nga Shqipėria. Mė 1107, normanėt e Iztalisė sė Jugut, nėn komandėn e Boemindit, pushtuan pėrsėri bregdetin shqiptar. Nė atė rast krahina e Arbanotit u bė vatra kryesore e qendresės. Normanėt edhe kėsaj radhe u tėrhoqėn. Rreth njė shekull pas ekspeditės sė tyre tė parė, normanėt bėnė pėrpjekjen e fundit pėr tė pushtuar Perandorinė Bizantine (1185). Atė kohė marrėdhėniet e shqiptarėve me Bizantin ishin nė krizė tė thellė dhe fushata e normanėve zhvillohej nė njė terren tė favorshėm. Qysh pėrpara fillimit tė ekspeditės, banorėt e Vajenetisė (Ēamėrisė) kishin ngritur krye kundėr perandorit bizantin. I pakėnaqur ndaj kėtij tė fundit, strategu shqiptar i Durrėsit, Gjon Vrana, ia dorėzoi pa luftė qytetin mbretit norman Guljelmi II. Tė njėjtėn gjė bėnė me Selanikun luftėtarėt nga Kunavia e Arbanotit, qė qenė caktuar pėr mbrojtjen e tij. Fushata e vitit 1185, ndonėse pėrparoi mė shumė se tė tjerat, nė fund tė fundit pėrfundoi edhe ajo me tėheqjen e forcave normane nga Shqipėria. Por me atė rast u pa qartė se pushteti bizantin nė Shqipėri ishte dobėsuar si asnjėherė.

3. Gjendja kishtare nė Shqipėri
Qė nga shek.VIII, tė gjtiha peshkopatat shqiptare u vunė nė varėsi tė Patrikanės tė Kostandinopojės. Megjithatė, disa nga kėto i ruajtėn marrėdhėniet me Romėn. Kjo vlen nė mėnyrė tė veēantė pėr peshkopatat e Dioklesė. Nė kuadrin e pėrpjekjeve tė tyre pėr pavarėsi nga Bizanti, princėrit e Dioklesė i pėrkrahėn pėrpjekjet e kishės sė atjeshme pėr t'u shkėputur nga Kostndinopoja e pėr t'u lidhur me Papatin. Nė kėtė mėnyrė, ndarja pėrfundimtare e kishave e vitit 1054, nė kishė katolike tė Perėndimit dhe nė kishė ortodokse tė Lindjes, i gjeti peshkopatat diokleate tė Tivarit, tė Ulqinit, tė Shkodrės, tė Pultit, tė Drishit tė lidhura administrativisht me Papatin. Selitė peshkopale nė fjlaė u vunė nėn varėsinė e Tivarit, qė u ngrit nė rangun e kryepeshkopatės. Duke u nisur nga Dioklea, riti katolik filloi tė pėrhapej edhe ndėr treva tė tjera qė tradicionalisht kishin qenė tė lidhura me kishėn e Kostandinopojės. Nė gjysmėn e dytė tė shek.XII rezulton se edhe Peshkopata e Arbrit (Arbnotit) kishte kaluar me papėn. Riti katolik u pėrhap edhe nė viset e Dardanisė sė vjetėr (Kosovė e Maqedoni Veriperėndimore), qė deri nė atė kohė kishin qenė nė varėsi tė kryepeshkopatės sė fuqishme bizantine-ortodokse tė Ohrit. Duke filluar nga viti 1204 aty dėshmohet prania e kishave katolike-romane si nė Prizren, nė Shkup, nė Graēanicė, nė Trepēė, nė Novobėrde etj. Pėrhapja e ritit katolik nė Kosovė e nė treva tė tjera veriore shqiptare ėshtė lidhur me pushtimin e tyre nė atė kohė nga ana e shtetit serb tė Rashės. Lėvizja fetare mori njė karakter tė theksuar kombėtar. Kjo qe arsyeja qė shteti dhe kisha serbe ndėrmorėn njė luftė tė egėr pėr t'i shkėputur shqiptarėt nga "herezia katolike" e pėr t'i detyruar ata tė futeshin e tė ripagėzoheshin nė kishėn ortodokėse serbe. Ndonėse nė Veri arriti suksese tė rėndėsishme, katolicizmi nuk mundi ta shtrinte ndikimin e vet nė viset jugore shqiptare. Pėrpjekjet e Papatit nė kėtė drejtim nuk mundėn t'i rrezikonin asnjėherė seriozisht pozitat e kishės sė Kostandinopojės. Pėrveē kėsaj u krijua njė zonė katolike nė veri dhe njė tjetėr ortodokse nė jug. Midis tyre, nė Shqipėrinė e Mesme (Arbanon) u pėrvijua njė trevė, qė nė pikėpamje kishtare mbeti e pėrcaktuar deri nė kohėn e pushtimit osman


.