Historia E Shqiperis

HOME

Zbulimet e hershme teknike | Shtet Ilirë | Shteti i Epirit | Arti dhe Kultura. Paganizmi | HISTORIA E MESJETËS | Luftërat politike në Shqipëri | Shoqëria shqiptare në mesjetë
Shteti i Epirit


KREU II
Shtetet Ilire
Shteti i Epirit


1. Mbretėria e Molosėve (shek. V-IV.p.K

Shteti i Epirit ndodhej nė jug tė shttit tė ardianėve. Ai shtrihej nga lumi Vjosa deri nė gjirin e Ambrakisė dhe nga deti Jon deri nė malet Pindit. Popullsia e kėtij shteti ishte ilire, prandaj edhe shkrimtarėt grekė i quajnė epirotėt "barbarė", sipas traditės sė kohės antike, kur tė gjithė popujve jogrekė u vihej ky epitet. Nė Epir jetonin 14 fise tė mėdha me shumė fise tė tjera mė tė vogla. Fiset kryesore ishin molosėt, kaonėt e thesprotėt. Organizimi shtetėror i Epirit filloi qė nė shek.V p.K. Mbreti i parė epirot qė njohim, ėshtė Admeti, mbret molos. Mbretėria Molose krijoi njė oraganizim politik e ushtarak mė tė fuqishėm se tė tjerėt. Kjo i dha mundėsi asaj tė njihej nė Ballkan si shtet i fortė nė qendėr tė Epirit, aq sa nė fundin e shek.V p.K. Separta e Athina bėnė pėrpjekje tė mėdha qė secila tė kishte pėrkrahjen e shtetit molos. Tharypa, mbret molos (42-85 p.K.), i edukuar qė nė moshė tė re nė shkollat e Athinėrs, ndėrmori njė sėrė reformash, duke pėrsosur organizimin e mbretėrisė sė tij. Me kėto reforma ai pėrshpejtoi njėkohėsisht ndikimet greke nė Epir. Forcimi i organizimit shtetėrorė i dha mundėsi Mbretėrisė Molose tė zgjeronte kufijtė e vet. Edhe pasardhėsit e Tharypės, Alketa dhe Neoptolemi, qė sunduan nė nė gjysmėn e parė tė shek.IV p.K., e vazhduan politikėn e zgjerimit tė territorėve shtetėrore. Prandaj nė shkrimet e vjetra, Alketa pėrmendet si "sundimtari mė i lartė i Epirit". Kjo bėri qė molosėt tė viheshin nė krye tė bashkimit tė parė politik tė epirotėve, me krijimin e Lidhjes Molose, nė fillimet e shk.IV p.K.

2. Lidhja Molose (shek. IV- 0 p.K

Lidhja Molose kishte karakter federativ monarkik. Nė tė merrnin pjesė disa fise epirote, nė krye tė tė cilave qendronin molosėt. Ēdo fis merrte pjesė nė qeverisjen e shtetit me anė tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij. Nė krye tė shtetit qėndronte mbreti, qė vinte nga dinastia molose e Ajakidėve. Ai kishte pushtet tė trashėgueshėm. Mbreti ishte edhe komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Pas mbretit qėndronte prostati, i cili ishte mbrojtės i ligjeve tė vendit dhe i interesave tė atyre qė e kishin zgjedhur, duke kufizuar pushtetin mbretėror. Pėrkrah tij vinte sekretari. Tė dy kėta fuksionarė tė lartė tė shtetit zgjedheshin ēdo vit nga Kuvendi i Popullit, i cili pėrgadiste ligje e vendime. Lidhja Molose e vazhdoi politikėn e zgjerimit tė kufijve tė vet. Nė mesin e shek. IV p.K., nėn varėsinė e saj u vunė tokat e koinonit tė thesprotėve e tė kaonėve. Me kėtė molosėt siguruan daljen nė detin Jon. Lidhja Molose krijoi njė aleancė tė qėndrueshme me Filipin II tė Maqedonisė, kur kjo ishte kthyer nė njė mbretėri kryesore nė Ballkan. Nė vitin 4 p.K., me kėrkesėn e Tarantit (Taranto), mbreti molos Aleksandėr kaloi nė Italinė e Jugut pėr tė mbrojtur kolonitė helene qė po kėrsėnoheshin nga fiset italike. Nė fillim ushtria e tij pushtoi Apuljen, Heraklenė e qytete tė tjera. Fitoret ushtarake tė epirotėve i detyruan shumė qytete italike, madje edhe Romėn, tė lidhnin marrėveshje me Aleksandrin. Por pas disa vjetėsh fiset italike, me forca tė mėdha tė bashkuara, i thyen epirotėt nė luftėn e zhvilluar nė afėrsi tė Kozencės nė vitet 1-0 p.K.

3. Symahia (330-233 p.K.)

Pas dėshtimit tė ALeksandrit nė Itali, nė shtetin e Epirit shpėrthyengrindje tė brendshme politike, qė ēuan nė prishjen e marrdhėnieve tė mira me Maqedoninė. Nė njė gjendje tė tillė u kriju symahia (aleanca) epirote, e cila zgjati nga viti 0 deri nė vitin 2 p.K. Symahia u krijua nga bashkimi i shtetit tė molosėve me aleatėt e vet. Shteti epirot e ruajti karakterin federativ me bazė monarkike, por ndryshoi baza juridike e tij, e cila dobėsoi pushtetin e sundimtarėve molosė. Ēdo bashkėsi fisi qė bėnte pjesė nė symahi, kishte tė drejta tė barabarta me tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė. Ēdo krahinė merrte pjesė nė qeverisjen e pėrgjithshme tė vendit me pėrfaqėsuesit e saj. Symahia i vuri bazat kushtetuese krijimit tė njė shteti tė vetėm epirot. Pėr rreth 0 vjet symahia pėrjetoi njė periudhė tarazirash politike, nga lufta qė bėnin pretendentėt pėr fronin mbretėror. Nė vitin 297 p.K. nė krye tė shtetit tė Epirit erdhi Pirroja. Ai me vendosmėri arriti plotfuqishėm ushtarak. Kėto masa e forcuan shtetin e Epirit si nga ana e organizatave, ashtu edhe nga ajo ushtarake. Gjatė sundimit tė Pirros (297-272 p.K.) Epiri zhvilloi njė politikė tė pavarur dhe vendosi marrėdhėnie diplomatike me shtete tė fuqishme tė kohės. Epiri njohu njė lulėzim tØjetės qytetare, me njė veprimtari tė dendur ndėrtimesh nė qendrat e vjetra dhe me ngritjen e qyteteve tė reja. Pirroja, me anė luftėrash e pushtimesh, i zgjeroi kufijtė e shtetit tė Epirit nė kurriz tė shteteve fqinje. Nė veri pushtoi tokat ilire deri te lumi Shkumbin, nė lindje tokat deri nė Vardar, kurse nė jug pushtoi tokat e Greqisė deri nė Kroint. Me kėrkesėn e qytetit Tarant nė vitin 280 p.K. Pirroja zbarkoi me njė ushtri tė madhe Italinė e Jugut. Nė luftėrat qė zhvilloi, i theu keqas romakėt, por edhe epirotėt pėsuan humbje tė mėdha. Pas disa fitoreve qė arriti edhe nė Sicili dhe pas humbjes qė pėsoi nė vitin 27 p.K., u kthye nė Epir, ku pėrsėri nuk ndenji qetė. Me ushtrinė e tij hyri nė Greqi, por u vra gjatė luftės qė zhvilloi mė 272 p.K. nė qytetin Argo, nė gjirin e Korintit. Pas kėsaj Epiri u pėrfshi pėrsėri nė grindje tė brendshme dhe kjo ēoi nė ngushtimin e kufijeve tė shtetit. Nė vitin 24 p.K. Epiri u shndėrrua nė republikė tė federuar tė quajtur Lidhja Epirote, me kryeqytet Foiniken (Finiqi, afėr Sarandės). Shteti epirot nga pushtuesit romakė nė vitin 167 p.K. Romakėt kthyen nė robėr 150 000 epirotė dhe shkatėrruan 70 qytete tė tyre, duke grabitur tėrė arin e argjendin qė kishin banorėt.

Mbretėria Dardane


1. Krijimi i Mbretėrisė Dardane
Nė shek.IV p.K. u krijua Mbretėria Dardane, e cila shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme e tė krahinave tė tjera pėrreth. Kufijtė e saj shkonin nė veri deri t qyteti i Nishit, kurse nė jug deri nė Kukės dhe nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit. Mbreti i parė dardan qė njohim, ėshtė Longari. Pas tij erdhėn mbretėrit Bato dhe Monun. Rolin kryesor nė mbretėri e luajti fisi dardanėve. Nė kėtė mbretėri bėnin pjesė edhe fise tė tjera, ndėr tė cilat njohin galabrėt dhe thunatėt. Dardania ishte e njohur nė botėn e lashtė pėr tokat e saj tė gjera e pjellore, pėr punimin e arit dhe pėr pėrpunimin e produkteve blegtore. I Njohur ka qenė veēanėrisht djathi dardan. Shoqėria ilire e dardanėve mbėshtetej nė sistemin sklavvopronar. Shkrimtarėt antikė tregojnė se dardanėt kishin kaq shumė skllevėr, sa vetėm njėri prej tyre mund tė kishte deri nė 1000 veta e ndoshta edhe mė shumė. Secili nga kėta skllevėr punonte tokėn. Nė kohė lufte sklleverit merrnin pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės pronarin e tyre. Mbretėria Dardane kishte krijuar njė ushtri tė fuqishme dhe tė organizuar shumė mirė. Veēori e luftėtarėve dardanė ishte se ata hidheshin tė gjtihė sė bashku nė sulm dhe po kėshtu sė bashku tėrhiqėshin me radhė tė shtrėnguara, duke mos lėnė nė sheshin e luftės as tė plgosurit e tyre. Forca e kėsaj ushtrie u tregua sidomos nė shek.III p.K., kur dardanėt qenė nė gjendje tė mbroheshin nga dynjet e fuqishme tė keltėve, tė cilėt zbritėn nga Evropa Qendrore. Madje dardanėt treguan gatishmėrinė tė ndihmonin edhe Maqedoninė, qė tė pėrballonte kėto sulme. Siē dėshmojnė shkrimtarėt e lashtė, historia e Mbretėrisė Dardane ėshtė mbushur me luftėra tė pandėrprera kundėr Maqedonisė dhe mė vonė kundėr romakėve. Me Mbretėrinė Ardiane, dardanėt mbajtėn marrėdhėnie miqėsore, por patėn edhe konflikte, tė shtyrė nga aristokracia skllavpopronare, qė luftonte pėr interesa tė ngushta, dhe kjo pati pasoja shumė tė rėnda ekonomike e politike si pėr ardianėt, ashtu edhe pėr dardanėt. Nė mesin e shek. III p.K., kur sundonte mbreti Longar, ushtritė dardane u pėrpoqėn tė shtrinin kufijtė e tyre deri nė brigjet e Adriatikut, duke shfrytėzuar faktin qė ushtritė ardiane tė mbretėreshės Teuta ndodheshin nė Epir. Ky operacioni ushtarak fillimisht pati sukses, por me kthimin e ushtrive ardiane nga Epiri, dardanėt u detyruan tė lėshonin tokat e pushtuara e tė ktheheshin nė kifijtė e mėparshėm. Pas kėsaj Longari i drejtoi uishtritė e tij nė jug dhe pushtoi tokat e Mbretėrisė Paione, qė ndodheshin nė veri tė kufijv tė Maqedonisė.

2. Luftėrat e dardanėve kundėr maqedonasve
Rreth vitit 21 p.K. luftimet ndėrmjet dardanėve dhe maqedonasve morėn pėrmasa tė gjera, aq sa mbeti i vrarė nė betejė edh mbreti maqedonas Demetri II. Pas vdekjes sė tij, dardanėt i shpeshtuan sulmet nė ;aqedoni, derisa Antigon Dozoni i detyroi tė largoheshin nga mbretėria e tij. Kur mbreti maqedonas Filipi V ndodhej nė luftė me grekėt, nė vitin 219 p.K., dardanėt vėrshuan pėrsėri kundėr Maqedonisė. Ishtritė maqedonase u detyruan tė ktheheshin nė trojet e tyre dhe pėr tė pėrforcuar kufijtė veriorė pushtuan qytetin mė tė madh tė Paionisė, Bylazorėn (Velesi). Nė vitin 216 p.K. ushtritė dardane ndėrmorėn njė operacion tė fuqishėm ushtarak kundėr Maqedonisė, duke zėnė 20 000 robėr. Ata zbritėn deri nė fushėn e Argos, nė brigjet e lumit Haliakmon. Kjo fushatė u ndoq nga kundėrsulme tė reja qė bėri Filipi V kundėr dardanėve, duke u shkaktuar atyre humbje tė rėnda nė ushtri. Nė vitin 200 p.K. mbretėrit dardanė Longar e Bato, sė bashku me ardianėt e mbretėr tė tjerė, lidhėn aleancė me romakėt kundėr Maqedonisė. Kjo i shtyu dardanėt tė ndėrmerrnin sulme tė rrreja nė jug tė kufirit tė tyre. Dardanėt nuk i pushuan luftėrat pėr tė ēliruar tokat qė ndodheshin nė jug tė mbretėrisė sė tyre, toka qė dikur i pėrkisnin Mbretėrisė Paione dhe qė i mbante tė pushtuara Maqedonia, duk u mbyllur kėshtu atyre rrugėt tregtare qė i lidhnin me krahinat jugore tė Ballkanit. Duke mos qenė nė gjendje tė ndėrprisnin sulmet dardane, maqedonasit bėnė marrėveshje me fiset klte tė bastarnėve dhe tė vendoseshin vetė nė tokat e tyre. Kjo gjė nuk u arrit. Dardanėt i thyen ushtritė klte dhe ēliruan tokat qė ata kishin pushtuar. Edhe pasi u shkatėrruan Mbretėria Ardiane dhe ajo e Maqedonisė. Dardania vazhdoi tė ishte ende e lirė, ndonėse nga aleanca me romakėt dardanėt nuk arritėn pėrfitimet e dėshiruara. Romakėt nuk u dhanė tokat e Paionisė, por vetėm tė drejtėn pėr tė tregtuar kripė.

3. Luftėrat e dardanėve kundėr romakėve
Luftėrat e dardanėvekundėr romakėve pėr shumė vjet me ashpėrsi shumė tė madhe, nė rrethanat kur senati romak synonte tė shtrinte pushtimet e tij nė tė gjitha tokat ilire dhe tė arrinte deri nė Danud. Edhe pas shqetėsimeve qė u shkaktoi rifillimi i sulmeve kelte, dardanėt i vazhduan inkursionet e tyre kundėr Maqedonisė, cila ishte kthyer tashmė nė provincė romake. Dardania u bė pengesė serioze pėr shumė vjet me radhė pėr ushtritė pushtuese romake, tė cilat nuk hiqnin dorė nga synimet e tyre. Megjithkėtė nė vitin 97 p.K. romakėt arritėn tė vinin nėn varėsi tė pėrkohshme dardanėt dhe fise tė tjera fqinje, tė cilat mė vonė i ripėrtrinė forcat dhe u shkaktuan humbje tė rėnda romakėve. Aq tė vėshtira ishin kėto luftėra pėr romakėt, sa kur konsulli romak Kurioni pėrgaditej me 5 legjione tė nisej nė luftė kundėr Dardanisė, njėri nga kėto legjione ngriti krye dhe nuk pranoi t'i bindej komandantit tė vet tė shkonte nė kėtė luftė qė ushtarėt e quanin tė rrezikshme. Romakėt i krahasonin dardanėt me kuēedrėn e Lernės, e cila, edhe kur ia prisnin tė gjitha kokat qė kishte, i ringjallte pėrsėri. Me kėtė krahasim ata shprehnin qėndrueshmėrinė e madhe tė dardanėve ndaj kundėrshtarit. Pas luftėrave tė gjata me romakėt, nga fundi i shek.I p.K dardanėt e humbėn pavarėsinė e tyre dhe hynė nėn varėsinė e plotė tė Romės.



.