| KREU III HISTORIA E MESJETĖS SHQIPĖRIA NĖ PERANDORINĖ BIZANTINE (Shek.IV-XiV). PRINCIPATAT SHQIPTARE Shqipėria nė shekujt e parė tė mesjetės 1. Shqipėria- provincė e Bizantit Nė vitin 95, Perandoria Romake u nda nė dy pjesė tė veēanta e tė pavarura nga njėra-tjetra: Perandoria Romake e Perėndimit, me kryeqytet Romėn, dhe Perandoria Romake e Lindjes, ose siē quhet ndryshe Perandoria Bozante. Kryeqytet i kėsaj tė fundit u bė Kostandinopoja, e quajtur pėr nder tė perandorit tė Konstandin i Madh, themelues i saj mė 330. Provincat e Ilirikut, ndėr tė cilat Prevali, Dardania, Epiri i Ri dhe Epiri i Vjetėr, iu bashkangjitėn Perandorisė Bozante, nė suazėn e sė cilės qėndruan pėr gati 10 shekuj. Pozita gjeografike nė kufi me Italinė e rriti sė tepėrmi rolin e kėtyre trevave nė kuadrin e Perandorisė Bozante. Ato u kthyen nė njė nyje komunikimi ndėrmjet Lindjes e Perėndimit. Njė rol tė tillė e favorizonte ekzistenca e porteve tė rėndėsishme dhe e rrjetit rrugor qė fillonte nga brigjet lindore tė Adriatikut e tė Jonit dhe shtrihej nė thellėsi tė gadishullit, duke lidhur me bregdetin qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Nishi, Shkupi, Ohri, Kosturi, Selaniku, e vetė Kostandinopoja. Ashtu si nė shekujt e mėparshėm, Via Egnatia vazhdoi ta luante rolin kryesor tė komunikimit ndėrmjet provincave tė Perandorisė nė rrafshin horizontal. Me zotėrimin e kėsaj rruge lidhen njė sėrė betejash tė mėdha ushtarake qė u zhvilluan nė truallin shqiptar nė shekujt e mesjetės: Durrėsi, "metropoli i Ilirukut", ishte pa diskutim porti kryesor i Bizantit nė krahun perėndimor tė tij. Aty ndodheshin punishte dhe arsenale pėr pajisjen e ushtrisė dhe tė flotės perandorake. Megjithėse u dėmtua nga tėrmetet e viteve 345 e 518, qyteti u rimėkėmb e u pasurua me ndėrtesa tė reja publike e private. Nė Durrės u zhvillua njė shtresė e fuqishme e aristrokracisė civile, ushtarake e kishtare, qė luajti rol tė rėndėsishėm nė jetėn e qytetit e mė gjerė. Nė vitin 491njė pėrfaqėsues i saj arriti tė bėhej perandor i Bizantit, me emrin Anastasi I (491-518). Perandori Anastas bėri mjaft ndėrtime nė qytetin e tij tė lindjes. Ai ngriti hipodromin dhe muret e fuqishme rrethuese qė mund tė shihen ende sot dhe qė e bėnė Durrėsin tė papushtueshėm nė tallazet e shekujve. Pėrveē Durrėsit, njė numėr qytetesh e kėshtjellash u trashėguan nga periudha antike, si Shkodra, Lezha, Vlora, Bylisi, Berati (Pulkeropolis), Amantia, Butrinti, Adrianopoja (pranė Gjirokastrės) etj. U krijuan edhe qytete tė reja si Skampini (Elbasani) dhe Onhesmi (Saranda). Por nė kushtet e reja historike, qė u karakterizuan pėrgjithėsisht nga kriza e jetės qytetare, njė pjesė e kėtyre qyteteve u rudhėn nė funksionet e tyre dhe mbijetuan thjesht si kėshtjella ushtarake ose si qendra kishtare, kurse kėshtjella tė tjera, si Onhesmi, Skampini, Amantia nuk pėrmenden mė pas shekullit VI. 2. Pėrhapja e krishterimit nė Shqipėri Ndėr dukuritė mė tė rėndėsishme qė shoqėruan kalimin nė mesjetė ishte pėrhapja e krishterimit, qė u bė fe zyrtare nė kohėn e perandorit Kostandin (fillimi shek.IV). Krishterimi hodhi rrėnjė nė trevat e Ilirisė qysh nė shekujt e parė tė erės sonė. Si kudo, edhe kėtu vatra tė krishterimit u bėnė qendrat qytetare, ku u ngritėn bashkėsitė e para fetrare dhe vendet e kultit tė ri kristian. Me pėrsosjen e organizimit kishtar, nė qytetet kryesore u krijuan peshkopatat, qė e shtrinin juridiksionin e tyre nė gjithė krahinėn (dioqezėn). Peshkopatat u ngritėn nė qytetet mė tė mėdha e mė tė vjetra, si nė Lezhė, nė Bylis, nė Apoloni, nė Amantia, nė Aulona (Vlorė), nė Butrint, nė Adrianopojė, nė Finiq, nė Onhesėm, nė Nikopojė etj. Peshkopatat vareshin nga metropolitė, tė vendosura nė qendrat e provincave. Nė trevat shqiptare, nė shekujt IV-IX funksiononin metropolitė e SHkodrės (Prevali), e Shkupit (Dardani), e Durrėsit (Epiri i Ri), e Nikopojės (Epiri i Vjetėr). Kėto metropoli kishin pėrkatėsisht , 3, 5, 8 e 9 peshkopata varėse (sufragane). Peshkopėt e provincvave mblidheshin periodikisht, nėn kryesinė e metropolitit, nė sinodet provinciale, ku diskutohej dhe vendosej pėr ēėshtje qė kishin tė bėnin me besimin dhe me klerin lokal. Kursse metropolitėt dhe krerėt e peshkopatave mė tė rėndėsishme shqiptare merrnin pjesė nė koncilet ekumenike, ku diskutoheshin prebleme qė kishin tė bėnin me dogmėn e krishtere nė pėrgjithėsi dhe me hierarkinė e lartė kishtare. Kėshtu, nė koncilin e Efesit, mė 41, mori pjesė dhe metropoliti i Durrėsit, Eukariti, i shoqėruar nga varėsit e tij, peshkopėt e Apolonisė e tė Bylisit, si dhe metropoliti i SHkodrės. Ndonėse politikisht trevat shqiptare bėnin pjesė nė Perandorinė e Lindjes, nga pikėpamja kishtare ato u vunė nėn autoritetin e papės sė Romės. Pėr t'i forcuar lidhjet e tijh me kishėn e kėtyre vendeve, papa caktoi njė vikar (mėmkėmbės) tė pėrgjithshėm me qendėr nė Selanik, qė kishte pėr detyrė tė shuguronte peshkopėt e Ilirikut, tė kryesonte sinodet e provincave dhe tė zgjidhte grindjet kishtare, pėrveē rasteve tė rėnda, qė ishin nė kompetencė tė Romės. Nė shek.V u shtuan pėrpjekjet e Patrikanės sė Kostandinopojės pėr t'i shkėputur peshkopatat e Ilirikut Lindor nga Roma e pėr t'i futur nėn varėsinė e vet. Por kėto pėrpjekje ndeshėn nė kundėrshimin e papės dhe tė vetė peshkopėve vendės, tė cilėt e shquan pėr besnikėri ndaj Romės, veēanėrisht peshkopėt e Dardanisė. Perandori Justinian (527-565) me origjinė ilire, e njohu pushtetin e papės mbi kishėn e Ilirikut. Krahas Selanikut, ai ngriti njė vikariat tė dytė nė Shkup, afėr fshatit tė tij tė lindjes, Tauresium, qė e quajti Justiniana Prima. Kisha e Dardanisė dhe e Prevalit u vu nė varėsi tė kėtij tė fundit, ndėrkohė qė peshkopatat e Epirit tė Ri e tė Epirit tė Vjetėr vazhduan tė vareshin nga vikariati i Selanikut. Tė dy vikariatėt, i Shkupit dhe i Selanikut, mbetėn nėn autoritetin e papės sė Romės. Por gjendja ndryshoi krejtėsisht nė kohėn kur nė Bizant shpėrtheu e ashtuquajtura "lufta kundėr ikonave" (ikonoklastia) mė 70. Nė kėtė rast, peshkopėt e Ilirikut iu kundėrvunė politikės zyrtare bizante. Perandori ikonoklast, Leoni III, e shfrytėzoi kėtė rrethanė pėr ta shkėputur kishėn e Ilirikut nga Roma e pėr ta lidhur atė me Patrikanėn e Kostandinopojės (72). Megjithatė, mjaft peshkopė shqiptarė vazhduan edhe paskėtaj t'i mbanin lidhjet me Romėn. Periudha e hershme e krishterimit nė Shqipėri, pėrveēėsee nga dokumentet historike, dėshmohet edhe nga njė numėr i konsiderueshėm monumentesh kulti. Shprehja mė e arrirė e tyre janė bazilikat, mbeturina tė tė cilave shihen ende sot nė Skampė (Elbasan), Amantie, Ballsh, Mesaplik (Vlorė), Arapaj (Durrės). Pėr t'u veēuatr ėshtė bazikika e Butrinit, qė ruhet nė gjendje mjaft tė mirė. Kisha mė tė vogla paleokristiane janė zbuluar nė Tiranė, Lin (Pogradec), Paleokastėr (pranė Gjirokastrės), Jermė, Bylis etj. Ndėr dėshmitė mė me vlerė tė arkitekturės dhe tė artit paleokristian nė Shqipėri ėshtė Baptisteri i Butrinit. Ai renditet ndėr realizimet mė tė shquara nė fushėn e baptisterėve me planimetri qendrore. Salla e pagėzimit ka planimetri rrethore. Dy rrathė koncentrikė me 16 kolona e ndajnė sallėn nė tri unaza, nė qendėr tė tė cilave ndodhet vaska e pagėzimit. Kolonat janė marrė nga ndėrtesa antike. Nė Baptisterin e Butrinit si dhe nė pjesėn mė tė madhe tė bazilikave dhe tė kishave paleokristiane tė zbuluara nė vendin tonė ka gjetur zbatim tė gjerė teknika e mozaikut. Me tė janė zbukuruar sipėrfaqe tė tėra, lryesisht, dyshemetė. Nė kėta mozaikė mbizotėrojnė motivet zoomorfe, floreale dhe gjeometrike, karakteristikė e artit dhe e simbolikės kristiane. 3. Shqipėria nė kohėn e dyndjes sė popujve dhe tė vendosjes sė sllavėve nė Ballkan Kalimi nga antiketi nė mesjetė u karakterizua nga ndryshime e pėrmbysje tė mėdha politike, social-okonomike, kulturore dhe etnike nė botėn e vjetėr. Ashtu si trevat e tjera ballkanike, edhe viset ilire nuk iu shmangėn goditjeve tė popujve "barbarė", qė kapėrcenin kufirin e Danubit e depėrtonin nė thellėsi tė jugut. Gotė, hunė, antė, herulė, gepidė, avarė, e mė nė fund edhe sllavė shkelėn gjatė shekujve V-VI Ilirikun dhe mbollėn kudo shkatėrrim e pasiguri. Perandorėt bizantė u pėrpoqėn t'i frenonoim sulmet barbare duke ngritur sisteme tė fortifikuara nė viset e rrezikuara. Perandori Justinian (527-565) ndėrtoi dhe rindėrtoi pėr kėtė qėllim 167 kėshtjella nė provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Nga fundi i shek.VI, dyndjet e popujve, veēanėrisht ato avarosllave u intensifikuan sė tepėrmi. Duke ardhur nga veriu, sllavėt shpėrthyen nė Maqedoni, Trakė, Tesali, Atikė e Peloponez. Sulme tė izoluara sllave u bėnė edhe nė provincat ilire tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr. Si pasojė e tyre, njė numėr qyteetsh tė vjetra pėrfshirė edhe Durrėsin, u dėmtuan rėndė. Qyteti i Lezhės u mor nga sllavėt rreth vitit 590 dhe u mbajt prej tyre pėr disa vjet. Dyndjet sllave u shoqėruan me njė dukuri tė re, me atė tė kolonizmit sllav, qė njohu kulmin e vet gjatė sundimit tė perandorit HerakØØel (610-649). Perandoria Bizante u detyrua tė lejonte ngulitjen e masave sllave nė vise tė ndryshme tė Ballkanit. Pėr rrjedhojė, nė fillimet e shek. VII, mjaft treva si Dakia, Maqedonia, Traka e Peloponezi pėsuan ndryshime tė mėdha nė strukturėn e tyre etnike. Edhe bota e madhe ilire pėsoi rrudhje tė ndjeshme. Masa sllave u vendosėn nė viset e Ilirisė Veriore, kurse nė provincat ilire tė Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr pati infiltrime grupesh tė vogla sllave, qė me kohė u tėrhoqėn pėrsėri ose u asimiluan. Sidoqoftė, burimet historike dhe gjetjet arkelogjike e pėrjashtojnė kolonizimin sllav tė kėtyre katėr provincave qė pėrfaqėsojnė hapėrsirėn etnike tė shqiptarėve gjatė mesjetės e deri nė kohėt e reja. nė Preval, i cili nė kohėt e mesme u quajt me emrat Diokle e Zetė, nė Dardani (Kosovė), nė Maqedoninė e sotme Perėndimore, nė Epirin e Ri (Arbanon) e nė Epirin e Vjetėr (Shqipėria e Poshtme), popullsia autoktone shqiptare pėrbėnte njė masė kompakte dhe homogjene. Por ishuj tė popullsisė sė vjetėr ilire vazhduan tė mbijetonin deri nė fund tė mesjetės edhe pėrtej kėsaj shtrirjeje, nė viset e Raguzės (Dubrovnikut), deri thellė nė Bosnjė e Hercegovinė, ose nė brezin Maqedoni-Tesali, nė kufi me Epirin. Deri nė fund tė periudhės osmane kėtu dėshmohen vendbanime masive shqiptare. Elementi shqiptar ka qenė nė jug tė Gjirit tė Artės, nė Etoli dhe nė Akarnani, ku edhe sot hasen gjurmė tė toponimisė sė vjetėr Shqiptare. 4. Shqiptarėt pasardhės tė ilirėve Nė tė gjithė kėtė shtrirje gjeografike tė pėrfaqėsuar nga provincat e Prevalit, tė Dardanisė, tė Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, qė njihet si atdheu mesjetar i Shqiptarėve, mbi bazėn e elementit tė vjetėr ilir u zhvilluan proceset etno-gjenetike tė formimit tė popullit shqiptar. Bazuar nė lidhjet gjenetike tė shqipes me ilirishten si dhe me marrėdhėniet e shqipes me gjuhėt e vjetra greke-latine e trakorumune, shkenca ka arritur nė pėrfundimin se folėsit e hershėm tė asaj gjuhe, arbrit, kanė populluar njė trevė qė ishte nė kontakt me tė tria kėto grupe gjuhėsore dhe qė, pėr rrjedhojė, pėrputhet me trevėn ku ata banojnė ende sot. Ky pėrfundim mbėshtetet edhe nga tė dhėnat e arkeologjisė. Kultura e hershme materiale e shqiptarėve (arbėrve), e njohur pėrgjithėsisht me emrin "kultura e Komanit", sipas emrit tė fshatit, ku u gjetėn mė 1898 gjurmėt e saj flet qartė pėr vazhdimin e traditave ilire dhe pėr marrėdhėnie tė pandėrprera me kulturėn romane-bizante tė epokės sė kapėrcimit nga lashtėsia nė mesjetė. Gjurmė tė kulturės arbėrore tė Komanit janė gjetur sė fundi edhe nė rrethet e Lezhės, tė Krujės, tė Tiranės, tė Mirditės, tė Pukės, tė Matit, tė Kukėsit, tė Ohrit etj. Sė fundi, vetė emri i shqiptarėve tė hershėm, i arbėrve (lat. Albani, greq. Arbanoi) e ka origjinėn te fisi ilir me tė njėjtin emėr, qė Ptolemeu, gjeograf i shek.II e lokalizon nė viset midis Durrėsit e Dibrės. Po kėshtu, historiani bizantin i shek.XI, Ataliati, njofton se banorėt e kėsaj treve me rėndėsi tė veēantė gjeostrategjike vazhdonin tė quheshin arbėr (arbanoi) edhe nė kohėn e tij. Ky emėr u pėrgjithėsua edhe pėr popullsinė shqiptare tė trevave tė tjera qė mė parpara emėrtohej sipas emrave tė krahinave ose tė qyteteve. Burimet historike tregojnė se viset shqiptare gjatė mesjetės shtriheshin nga Gryka e Kotorrit nė veri, deri nė Gjirin e Artės, nė jug. Tė gjitha ato treva nė atė kohė pėrfshiheshin nėn emėrtimin Arbėria (Albania). 5. Riorganizimi administrativ i trojeve shqiptare. Shqipėria dhe Mbretėria Bullgare (shek.IX-X) Pas dyndjeve sllave nė ballkan, Shqipėria, ndonėse mbetej gjithnjė provincė bizante, i humbi lidhjet tokėsore me Perandorinė. Nė kėto kushte, nė qytete ose jashtė tyre po zhvilloheshin struktura autonome tė qeverisjes, qė pėrfaqėsoheshin nga fisnikėt e qyteteve (arkondėt) dhe nga bujaria e fshatit. Por nga fillimi i shek.IX, situata politike nė Perandorinė Bizantine ndryshoi. E ēliruar nga presioni i arabėve nė Lindje, ajo i drejtoi sytė nga provincat e saj perėndimore, si Italia e Jugut, Dalmacia e Shqipėria, qė qenė bėrė objekt i sulmeve arabe, bullgare e franke. Pėr kėtė arsye, duke filluar nga ajo kohė, Perandoria Bizantine e forcoi praninė e saj nė kėto provinca nėpėrmjet riorganizimit tė tyre administrativ dhe krijimit tė provincave ushtarake, themave. Trevat shqiptare u pėrfshinė nė themat e Durrėsit (shtrirja Tivar-Vlorė) tė Nikopojės, qė mbėrrinte deri nė Gjirin e Korintit, e tė Selanikut, qė pėrfshinte edhe viset lindore shqiptare (tė Madeqonisė sė sotme Perėndimore) dhe atė tė Kosovės. Mė vonė kėtu u krijua njė themė e re, ajo e Shkupit. Nė krye tė themės qėndronte njė funksionar i lartė bizantin, strategu, i veshur njėherėsh me pushtet ushtarak e civil. Strategu i themės sė Durrėsit dhe ai i Nikopojės quheshin edhe dukė. Nėn urdhrat e tyre ishte njė aparat i tėrė nėpunėsish ushtarake e civilė qė shėrbenin nė qendėr e nė bazė. Organizimi i ri i themave synonte tė konsildonte forcėn ushtarake bizantine nėpėrmjet krijimit tė njė ushtrie tė rekrutuar nė vend, nga radhėt e stratiotėve (bujqve-ushtarė) qė kishin tė drejtėn e shfrytėzimit tė njė parcele toke kundrejt kryerjes sė shėrbimit ushtarak. Integrimi i forcave vendėse nė ushtrinė e themės sė Durrėsit bėri qė shumė fisnikė shqiptarė tė ngjitnin shkallėt e karrierės ushtarake dhe tė arrinin poste tė larta, deri nė atė tė strategut. Regjimi i themave nė Shqipėri nėnkuptonte marrėdhėnie tė caktuara tė pushtetit qendror bizantin me forcat dhe me strukturt vendėse. Shqiptarėt do tė jepnin ndihmesė ushtarake pėr tė mbrojtur, nė emėr tė perandorisė, nė radhė tė parė trevat e tyre. Nė tė njėjten kohė ata liroheshin nga detyrimet kryesore fiskale kundrejt arkės perandorake dhe ē'ėshtė mė kryesorja, fitonin njė shkallė tė lartė autonomie politike. Megjithėse qėllimi kryesor pėr tė cilin u ngritėn themat e Perėndimit ishte frenimi i ekspansionit tė shtetit bullgar, ky i fundit, nga gjysma e shek.IX e sidomos nėn sundimin e car Simeonit (893-927), ankesoi dora-dorės territore tė Tesalisė, tė themės sė Nikopojės dhe tė themės sė Durrėsit. Pas Simeonit qe car Samueli (976-1014) qė i dha Mbretėrisė Bullgare shtrirjen e saj mė tė gjerė. Aty nga viti 990 Samueli pushtoi qytetin e Durrėsit. Pastaj ai vuri nėn kontroll edhe krahinėn e Dioklesė. Princi i saj Gjon Vladimiri pranoi tė njihte pushtetin e carit bullgar, dhe si provė basnikėrie u martua me Kosarėn, vajzėn e Samuelit. Me ardhjen nė fron tė perandorit Bazili II, Perandoria Bizantine kaloi nė sulm nė tė gjtiha frontet. Mė 1105 patrici durrsak Gjon Krisili, pasi mori njė sėrė premtimesh, ia dorėzoi qytetin e tij perandorit bizantin. Po atė kohė Samueli e humbi kontrollin mbi Dioklenė. Mė 1018 mbeturinat e fundit tė forcave bullgare, tė komanduara nga djemtė e Samuelit (cari bullgar ndėrkohė kishte vdekur), pėsuan afėr Beratit disfatėn pėrfudimtare nė luftė bizantinėt. Kjo ngjarje shėnoi rivendosjen e pushtetit nė trevat shqiptare. Shqipėria nė shek.XI-XII
|